“Ndalohet dalja e të gjithë këmbësorëve në këto orare”, Rama publikon rregullat e reja kundër CoVid-19

18/03/2020 14:58

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 do të ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në Shqipëri në kuadër të masave kundër përhapjes CoVid-19.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i vendit Edi Rama i cili shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin vetëm në oraret 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Madje edhe në këtë fashë oraresh lëvizja nuk duhet të bëhet me persona të tjerë.

Sipas kryeministrit Rama disa persona nuk duan të marrin vesh dhe për këtë arsye do të bëhen kufizimet e reja. Kushdo që do të kundërshtojë rregulloren Rama thotë se do të gjobitet me një shumë prej 10 mijë lekësh.

? MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

? NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

? NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

? SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë PËR ÇDO PERSON DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

? BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

Top Channel