Në këto ditë duket se koronavirusi është kryefjala e çdo teme dhe pastërtia, mesa na është bërë me dije, është arma kryesore për ta mundur.

Për këtë arsye nuk duhet vetëm pastërti vetjake por mbi të gjitha dhe ambjenti që na rrethon. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur të dezinfektoj çdo ditë të gjitha zonat e kryeqytetit. Stolat, këndet e fëmijëve, parqet e të moshuarve, koshat e mbeturinave dekorative apo të mëdhenj dhe gjithçka tjetër çdo ditë po realizohet një dezinfektim që në fakt është përdorur dhe më parë por këtë herë me një ritëm më të shpejtë.

Besoj që është shumë e rëndësishme që këto ditë të tregojmë bashkëpunim, vullnet dhe durim. Procesi i dezinfektimit është duke u realizuar çdo ditë në gjithë hapësirat e gjelbra, lulishte, sheshe kreative. Ne po kujdesemi që ky të jetë një proces që prek të gjitha njësitë administrative të Tiranës. E gjithë ndërmarrja pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës është angazhuar me gjithë operatorët privat dhe janë përqendruar në terren.

Top Channel