Mjekja 60-vjeçare shërohet nga koronavirusi vetëm me supë pule dhe paracetamol

18/03/2020 21:39

“Kisha penicilinën e Zotit, supë pule, kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin “, thote mjekja 60-vjeçare britanike Claire Gerada e cila kaloi gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol.

Dr Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të mjekeve familjare, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe atëherë i filluan simptomat, kollë ethatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.

Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme.”-tha ajo

FOTO GALERI
1/3

Top Channel