Flet në Open pacienti që është drejt shërimit: Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik

18/03/2020 21:50

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti  i infektuar me Covid-19 i cili është drejt shërimit. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.

Çfarë simptomash keni pasur Viktor?- e pyeti Eni Vasili.

‘Kishe dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik.

Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt”.

Top Channel