Sonte në Open në Top Channel do të diskutohet çështja më e rëndësishme tani për tani që është pandemia e koronavirus.

Me anë të një lidhjeje Skype në Open foli doktori Dritan Kalo ku tregoi për situatën e fundit që paraqitet në Spitalin Infektiv. Sipas doktor Kalos tani kemi 59 të infektuar ku 25 ndodhen në spital dhe vetëm 3 janë në terapi intensive.

‘Unë jam partizan i idesë që luftërat e mëdha fitohen duke qenë sëbashku. Ka 3 elementë që ndikojnë në përmirësimin e situatës. 1- Është ndërgjegjësimi qytetar, që të mos dalin por të qëndrojnë në shtëpi. 2- Kujdesi ndaj të infektuarve dhe e treta është që duke fituar kohë të shërohen të gjithë të infektuarit’- tha doktori i njohur.

Top Channel