‘’Të vetëizoluara në Shtëpinë e Fëmijës Durrës”/ Video-mesazhi i kujdestareve: Qëndrojmë 24 orë në detyrë, larg familjeve tona

18/03/2020 14:28

Një video-mesazh vjen nga punonjëset e vetëizoluara prej 6 ditësh në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Kryebashkiaku i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj ka publikuar mesazhin e disa kujdestarëve që janë vetëizoluar me vetëdije në Shtëpinë e Fëmijës, që në këtë situatë me koronavirusin t’i shërbejnë 24 orë fëmijëve.

Kujdestaret janë në krye të detyrës, 24 orë në 24, larg familjeve të tyre, por pranë fëmijëve, duke u shërbyer me kujdes maksimal dhe duke u bërë një shembull përkushtimi në këto ditë të vështira të luftës së përbashkët kundër COVID-19!

Në këtë video mesazh njëra prej kujdestareve shprehet:

“Ju përshëndesim nga Shtëpia e Foshnjës në Durrës. Jemi 6 kujdestare, të ndara në dy shtëpiza dhe të vetëizoluara në qendrat e kujdesit social, ku qëndrojmë 24 orë pa shkuar në shtëpi fare. Në mirëkuptim me familjarët tanë për tu shërbyer me kujdes maksimal në këto momente shumë të vështira, fëmijëve të qendrës tonë”.

Top Channel