Bashkia Mat ka bërë ditën e sotme një aksion për të ndihmuar pensionistët e vetmuar dhe personat me aftësi të kufizuar në lidhje me medikamentet dhe ilaçet.

Bashkia Mat me anë të strukturave të saj të Shërbimit Social, pasi ka bërë verifikimin e listës së pensionistëve (253 pensionistë) dhe personave me PAK te cilët janë të vetmuar dhe kanë nevojë për t’ju ardhur në ndihmë, është angazhuar në çdo Njësi Administrative dhe ka ngritur grupe vullnetare të ndara sipas Njësive Administrative për ofrimin e shërbimeve si blerjen e medikamenteve ashtu edhe transportin në banesë të produkteve ushqimore për nevojat vetjake të tyre.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel