Isa Mustafa deklaron largimin nga koalicioni me Kurtin, mocion mosbesimi në parlament

18/03/2020 20:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka theksuar se kanë vendosë që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një qeveri të tullë.

Mustafa pas mbledhjes së kryesisë tha se patën mbledhjen e kryesisë dhe trajtuan situatën aktuale në vendin tonë, të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve të marrëdhënieve me Amerikën, si rezultat i mos heqjes së tarifës dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Agim Veliu.

“Dëshiroj të u them se më 12 të këtij muaji e kam tanuar zotin Kurti, kryeministrin, së bashku me kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministrin Hoti, dhe kam kërkuar nga ai që të heq tarifën pa kushte, ashtu siç e kërkon Amerika, sepse rrezikimi i marrëdhënieve me SHBA nuk është në favor të vendit tonë. Nuk kam marrë n donjë përgjigje pozitive, më 15 ka kaluar edhe afati që Kurti të veprojë për heqje të tarifës së pjesshme, për te cilën ne nuk ishim pajtuar. I kam shkruar të hënën zotit Kurti që deri në fund të kësaj jave të heq tarifën, sepse po rrezikojmë marrëdhënien me ShBA-në”, tha ai.

“Sot ka ndodh po ashtu një veprim i paparalajmëruar i kryeministrit, është shkaktuar një ministër i LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen. Është veprim arbitrar, krejtësisht i panevojshëm në këtë situatë që po ballafaqohemi me luftën kundër një virusi që e ka kapluar vendin. Është veprim që flet që zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne, dhe të bëjë veprime që krijojnë relacione te shëndosha me partnerët. Kemi vendosë që LDK të iniciojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, sepse nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një qeveri të tullë”, tha Mustafa.

Top Channel