Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish shkollës së aviacionit në Vlorë

18/03/2020 21:11

Një automjet tip benz ka marrë flakë ndërsa ishte i parkuar pranë një pallati në zonën e ish shkollës së aviacionit në Vlorë.

Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme. Në zonën përreth automjetit janë gjendur edhe disa bidona.

Po shihet nëse ka patur benzinë ndonjëri prej tyre pasi disa janë përdorur me uji për të shuar flakët para se të mbërrinte zjarrfikësja.

Automjeti ishte parkuar dhe nuk lëvizte prej gati tre-katër javësh. Policia është duke hetuar për ngjarjen.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i pronarit të mjetit ndërsa nga policia bëhet me dije se e kishte blerë mjetin para katër muajsh.

Top Channel