Koronavirusi i ri është duke alarmuar botën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të rinjtë në SHBA, të cilët kanë populluar plazhet këtë fillim pranvere. Ata kanë “injoruar” urdhrat e qeverisë, për të qëndruar në shtëpi dhe janë drejtuar drejt plazheve për të kryer festa të “shfrenuara”.

Në “South Beach”, një prej plazheve më të popullarizuara të Miamit, të rinjtë nuk kanë ngurruar të bëjnë “Twerk” apo ta teprojnë me pijet alkoolike.

Megjithëse SHBA, ka raportuar rreth 6.400 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 114 në të gjithë vendin, të rinjve duket se nuk i shqetëson aspak ky fakt, por përpiqen të “ngrenë sa më shumë temperaturat”. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

Top Channel