E martë, 17 Dhjetor 2019
09:38
Banori në Tiranë sheh “live” skenën e grabitjes dhe denoncon, policia arreston “skifterin” 25 vjeçar

Një 25 vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në dy automjete, falë njoftimit të bërë nga banorët dhe reagimit në kohë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 që patrullonte në territor.

09:29
“Mos na prek fjalën”, nesër protestohet te Parlamenti kundër paketës “antishpifje”

Gazetarë dhe aktivistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen nesër protestës që do të organizohet përpara Parlamentit kundër paketës antishpifje të propozuar nga Qeveria e Edi Ramës.

09:09
Rama dhe Basha i nisin “aktivitetet” herët në mëngjes

Aktiviteti në rrjetet sociale të liderëve politikë ka nisur që herët në mëngjes. Megjithatë, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të komunikuar me qytetarët.

08:58
Sulmonin gratë e moshuara, arrestohen dy grabitës në Durrës

Policia e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me forcë të bizhuterive grave të moshuara, ka bërë të mundur zbardhjen e disa ngjarjeve të ndodhura më parë, dhe kapjen e autorëve.

08:52
Familja e kërkonte prej ditësh, burri gjendet i mbytur në liqenin artificial të Tiranës

Një burrë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në liqenin artificial të Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

08:39
Ish-presidenti i Pakistanit dënohet me vdekje

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf është dënuar me vdekje. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Islamabad.

08:32
Makina përplas 17 vjeçaren në aksin Lezhë-Laç

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 tek kryqezimi i Rrilës, në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale F.D., ka përplasur këmbësoren me iniciale Xh.D., 17 vjeçe, e cila ka marrë demtime.

08:19
Vdes në moshën 63 vjeçare komediani i njohur

Komediani dhe aktori i njohur Chuy Bravo ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 63 vjeçare.

07:48
Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

06:33
Si të përdorni eukaliptin për shëndetin e mirë të mushkërive

Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70. Asokohë, kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike. Megjithatë, eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit. Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.

05:29
Gjobë për tifozët/ Partizani dhe Tirana duhet të paguajnë dëmet në Air Albania Stadium

Dhuna ndaj arbitrit në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Dinamos ka detyruar Komisionin e Disiplinës në FSHF që të hapë një hetim për këtë ngjarje.

04:35
Gjermania, strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar

Qeveria e kancelares Angela Merkel diskutoi të hënën me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Evropian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar.

03:45
Kina anulon transmetimin e ndeshjes pasi Ozil kritikoi trajtimin e myslimanëve

Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e anuloi transmetmin e ndeshjes së futbollit midis Arsenalit dhe Manchester City-t, më 15 dhjetor, pasi Mesut Ozil, sulmues për Arsenalin, e kritikoi Pekinin për shtypjen brutale të myslimanëve ujgurë në rajonin e Ksinjiangut.

02:48
Ushtarakët amerikanë thonë se nuk ka urdhëra për tërheqje nga Afganistani

Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë sot Zërit të Amerikës se nuk kanë marrë urdhra për të ulur nivelin e trupave në Afganistan dhe se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partnerëve afganë për të arritur objektivat e tyre të sigurisë.

01:39
Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit/ Bolton të dëshmojë për Trump

Demokratët në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkakrimit të presidentit Donald Trump të dëshmojë edhe ish këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton.

00:34
El Clasico Barça-Real nis që në hotel, ja arsyeja!

El Clasico i të mërkurës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nis që në hotel. Të dyja skuadrat kanë zgjedhur të qëndrojnë në hotelin Princesa Sofia një ditë para ndeshjes dhe ditën që do të luhet takimit, një hotel që ndodhet vetëm 500 metra larg stadiumit Camp Nou në Barcelonë.

E hënë, 16 Dhjetor 2019
23:29
“Shpifja është cënim barbar i lirive të individit”, Braçe reagon pas deklaratave të Cukalit në Open

Pas deklaratave të Koloreto Cukalit në Open në Top Channel ku thoshte se projekt ligji për paketën anti-shpifje censuron fjalën e lirë dhe mediat ka ardhur edhe reagimi nga zv-kryeministri Erion Braçe.

22:56
Spahiu në Open: Paketa anti-shpifje është antikushtetuese, qeveria po i paraprin mbylljes së rrjeteve sociale

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu foli në Open në Top Channel duke e quajtur ligjin antikushtetues.

22:45
Finlandë, hidhet ideja e punës 4 ditë në javë, 6 orë në ditë

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit, ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit.

22:42
Bashkia e Tiranës miraton 300 dëmshpërblime të tjera për tërmetin e 21 shtatorit. Ja lista e plotë!

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën tjetër të familjeve që do dëmshpërblehen për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre nga tyërmeti i 21 shtatori.

22:35
Bushati-Bolinos: Jeni fshehur poshtë këmbëve të së keqes

Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel duke u folur për paketën anti-shpifje. Debati i kësaj radhe u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Carlo Bolinos.

22:24
Cukali në Open: Mbyllja dhe gjobat ndaj portaleve bëhen në bazë të përmbajtjes

Debate të forta kishte në pjesën e parë në Open në Top Channel. Alfred Peza tha se paketa-antishpifje nuk ka ndërhyrje në përmbajtje.

22:06
Bolino në Open: Lajmet në portale janë anonim, nuk kanë autor

Vazhdojnë debatet në studio mes panelistëve në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën anti-shpifje.

21:45
Paketa anti-shpifje/ Sherr në Open mes Bushatit dhe Pezës: Nuk ke shitur vetëm shpirtin, por edhe bre*ët

Paketa anti-shpifje ka shkaktuar debate të forta në Open në Top Channel mes të ftuarve. Debati i parë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.

21:29
Bushati në Open: Qeveria po mbyll çdo zë kundër saj

Analisti Andi Bushati ishte shumë i ashpër ndaj paketës anti-shpifje që sot u miratua nga Komisioni i Ligjeve.

21:16
Fjetja në anën e majtë dhe ndikimi në shëndet

Është e pamundur që njeriu të mos mbajë një anë në jetë, e kjo vlen edhe në pozicionin e fjetjes.

21:11
I hapet varri oficerit të quajtur nga Adolf Hitler si “Njeriu me zemër të hekurt”

Policia e Berlinit është vendosur në lëvizje për të zbuluar se kush hapi varrin e Reinhard Heydrich, i cili ka qenë një oficer i lartë nazist. Një punonjës i varrezës, tha se varrin e oficerit e kishte gjendur të hapur të enjten që lamë pas.

21:02
Izraeli lejon eksportin e gazit në Egjipt

Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, autorizoi sot të parin eksport gazi nga impianti izraelit “Leviathan”, që ndodhet në det.

20:40
Fiks Fare/ Pacienti, 9 orë peripeci për të bërë dializën!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës peripecitë e një pacienti të sëmurë nga veshkat, që i duhet të marrë shërbimin e dializës.

20:31
Nëntori i këtij viti, i dyti më i ngrohtë në 140 vitet e fundit

Nëntori i këtij viti ishte i dytë më i ngrohtë, i regjistruar ndonjëherë në Tokë që nga viti 1880 pas nëntorit 2015, njoftoi Agjencia e Oqeanisë dhe Atmosferës së SHBA-së (NOAA).

20:14
Aksident në Berat! Makina përplas këmbësoren, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, në vendin e quajtur “Kombinat”, ku ka mbetur e plagosur rëndë një këmbësore.

20:13
Si votohet në faqen e Top Channel

Prej disa ditësh në faqen e Top Channel janë propozuar emrat e disa prej atyre që po votohen nga publiku për personazhin e vitit 2019, që Top Channel shpall çdo 31 dhjetor.

20:04
UEFA gjobit Shqipërinë! Ndeshja me Francën, sa mijëra euro duhet të paguajë Federata Shqiptare

Gjatë mbledhjes së tij të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit sa i takon ndeshjes Shqipëri-Francë të mbajtur në “Air Albania”.

20:00
Eto’o, një “kushtrim” për Afrikën: Na humbi “Topi i Artë”

Lionel Mesi arriti të fitojë Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij, një finish i pabesueshëm që u rrit në vlerë edhe prej formës së rivalëve.

19:52
Kurbin/ Vetëvritet 74-vjeçari (emri)

Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Milot.

19:45
Nuk e dinte se ishte shtatzënë, e mëson vetëm 2 javë para se të lindë

Një grua nga Tenesi, Lauren Chalk zbuloi se ishte shtatzëne në prag të Festës së Falënderimeve, vetëm dy javë para se të lindte.

19:45
LDK-VV, nuk ka besim/ Mustafa nuk tërhiqet: Ata Kryeministrin, ne Presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon përfshirjen e pozitës së presidentit në marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje por po refuzon përcaktimin e emrit të cilin duan ta propozojnë me rastin e përfundimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi, më 2021.

19:43
99-vjeçarja realizon ëndrrën e saj! Burgoset për disa minuta

Të gjithë kemi një listë dëshirash, të cilat i kemi ideuar ose shkruar për t’i përmbushur.

19:39
Ligji sipas këshillave të OSBE-BE/ Flet hartuesja e projektit: Në përputhje me konventat europiane

Elira Kokona për më shumë se 1 vit ka udhëhequr grupin e punës në kryeministri, për ndryshimet në ligjin e medias. Në një intervistë për Top-Channel ajo thotë se siç ka një ligj për gazetat, radiot dhe televizionet gjithashtu portalet, duhet të rregullohen.

19:36
Vrasja e policit malazez/ Kush janë 3 shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

Personat e arrestuar si të përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën polici malazez, Milutin Lekovic, 41 vjeç janë sjellë në Prokurorinë e Podgoricës në orën 16:00; nga ku janë marrë në pyetje.

19:34
Pallatet e dëmtuara në Durrës/ Salianji takon banorët: Top Story investigoi kompanitë ndërtuese

Anëtarë të kryesisë dhe ish-deputet të Partisë Demokratike kanë dalë në terren për të verifikuar situatën në zonat e dëmtuar nga tërmeti si dhe për tu takuar me banorët e prekur nga fatkeqësia.

19:30
Dosjet që i kalojnë SPAK/ Të akuzuarit për drogë, vrasje, por edhe politikanë

Gjykata e Krimeve të Rënda bëri publik emrat e 123 të akuzuarve të cilët i kalojnë për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që për rrjedhim akuza do përfaqësohet nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

19:29
Aureli dhe Alesio në shkollë/ Dy të miturit që i shpëtuan shembjes së pallatit shoqërohen nga Rama

Kryeministri, Edi Rama ka shoqëruar për në shkollë Aurel Lalën dhe Alesio Cakonit. Dy të miturit i shpëtuan tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga lartësi të ndryshme. Sot për ta nisi një cikël i ri jetë, duke u larguar përgjithmonë nga Thumana.

19:12
Emrat/ Kush janë kandidatët për në ILD, rezultatet e pikëzimit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.

19:11
Qeni zbulon skeletin 65 milionë vjeçar

Një skelet 65 milionë vjeçar është gjetur në një plazh të Somerset-it falë hundëve të mprehta të një qeni.

19:08
Vidhen 50 milionë dollarë në banesën e vajzës së bosit të Formula 1

Bizhuteri me vlerë 50 milionë dollarë janë vjedhur nga banesa e Tamara Eccclestone në Londër, duke e lënë trashëgimtaren e pasur të “tronditur e të zemëruar”.

19:01
Bolton të dëshmojë për Trump/ Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit

Demokratët ne Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump të dëshmojë edhe ish këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton.

19:01
Sicilia e viteve 70-80, kur ligji bëhej nga Korleonezët

Vitet 1970 kanë qenë shumë të trazuara në Sicilinë e asaj kohe, për shkak të fuqisë që vazhdonte të ushtronte mafia, dhe luftërave të përgjakshme midis klaneve.

18:54
Kina anulon transmetimin e ndeshjes pasi Ozil kritikoi trajtimin e myslimanëve

Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e anuloi transmetmin e ndeshjes së futbollit midis Arsenalit dhe Manchester City-t, më 15 dhjetor, pasi Mesut Ozil, sulmues për Arsenalin, e kritikoi Pekinin për shtypjen brutale të myslimanëve ujgurë në rajonin e Ksinjiangut.

18:53
Goditje për Macron/ Dorëhiqet ministri francez për reformën e pensioneve

Ministri francez për reformën e pensioneve dha dorëheqjen, në një lëvizje që konsiderohet si goditje e fortë për presidentin Emmanuel Macron.

18:53
Opozita parlamentare drejt bojkotit të Reformës Zgjedhore

Reforma Zgjedhore mori një kthesë të re pasditen e kësaj të hënë kur bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri doli para mediave dhe njoftoi mosmbajtjen e mbledhjes për shkak të mungesës së opozitës së re. Damian Gjiknuri hodhi dyshimet e para për një bojkot të mundshëm të opozitës parlamentare.

18:40
Vienna Insurance Group në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

Vienna Insurance Group (VIG) është një kompani e cila ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh sigurimi nw tw gjithw Evropwn Qendrore dhe Lindore. Me mbi 50 filiale të këtij Grupi, me rreth 25,000 punonjës në 25 shtete, VIG është një kompani sigurimi e e cila plotëson më së miri nevojat pwr sigurime në çdo natyrë biznesi.

18:39
“Me apo pa unazë, ky vit do më gjejë nënë”, Era Rusi gati për të qenë një mama “single”

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Era Rusi, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth këngës së saj më të re dedikuar të prekurve nga tërmeti dhe jo vetëm.

18:39
“Ti je femër, as në shkollë s’më lejuan të vazhdoj”, rrëfimi i automekanikës nga Kosova që bën tre punë

Dorentina Qerimi, është automekanikja e parë nga Kosova, e cila prej disa vitesh e ushtron këtë profesion në qytetin e Prishtinës.

18:37
Miratohet heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, Veliaj: Të mësojmë nga historia

Për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat.

18:33
Tirana nesër pa drita, zonat dhe oraret

Si pasojë e disa punimeve që po bëhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër (17 dhjetor), do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

18:32
E veshur si një bredh! Mënyra e veçantë e gruas nga Irlanda për të festuar në fundvit

Nëse ka nga ata persona që vendosin një bredh në shtëpinë e tyre për fundvit ose disa të tjerë i mbushin muret e jashtme të shtëpisë me drita vezulluese, një grua nga Irlanda ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të festuar.

18:25
Tërmeti/ Bashkia Lezhë miraton qiranë për të prekurit, lista

Këshilli bashkiak i Lezhës është mbledhur dhe ka miratuar dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

18:22
Murrizi në Top Talk: Qeveria me dy standarde për shkarkimin e Arben Malajt. Ja arsyet…

Në studion e emisionit “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja shtroi pyetjen në drejtim të nënkryetarit të Parlamentit, Myslim Murrizi, se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita në parlament, me rastin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malajt.

18:16
Kafeneja më e bukur në botë

Kur futesh në këtë kafene, të dekoruar me stilin e Rilindasve italinë, me abazhurë që varen nga tavanet e lartë, të duket sikur ke udhëtuar në kohë.

18:16
Pse hartat e Google janë shumë të detajuara? Përgjigjja qëndron në 16 milionë km fotografi

Google është duke i bërë mjetet e saj të hartës dhe navigacionit më të plota me përdorimin e imazheve, dhe tani gjigandi i teknologjisë na ka dhënë një vështrim më të afërt në procesin e hartës.

18:15
Projektligji për portalet/ Basha i kërkon ndihmë BE dhe SHBA-së: T’i bëhet presion Ramës

Në kulmin e debateve nga grupet e interesit, komisioni parlamentar i ligjeve vetëm me dy vota kundra, miratoi nen për nen duke bërë disa ndryshime në projektligjin që synon dhënien fund të informalitetit tek portalet.

18:13
Lista/ Miratohet bonusi i qirasë për 606 familje të tjera, Veliaj: Zgjidhja përfundimtare, shtëpitë e reja

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme listën e radhës për bonusin e qirasë për 606 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeti‬.

18:11
Situata pas tërmetit në Lezhë/ 7 pallate do shemben, ja sa qytetarë janë strehuar në çadra

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme material; nga ku Lezha ishte një ndër zonat më të prekura në vend.

18:02
Murrizi në Top Talk: Opozita parlamentare braktis Komisionin e Reformës zgjedhore. Kusht ndryshimi i sistemit

I ftuar në studion e “Top Talk”, nën Kryetari i Parlamentit Myslim Murrizi, foli edhe për komisionin e Reformës Zgjedhore dhe qëndrimin që do të mbajë opozita në këtë drejtim.

17:59
Johnson kërkon publikimin e raportit për përfshirjen e rusëve në politikën britanike

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka aprovuar lëshimin e një raporti të diskutueshëm mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në politikën britanike, raporton Independent.

17:55
14 fotografi që do t’ju rrëqethin!

Ju mund të mendoni se bëhet fjalë për disa skena të dhunshme ose histori fantazmash, por jo. Pa e kuptuar mund t’ju trembin si mos më keq motivet e tapetit ose çarçafët në shtrat.

17:52
Brenda botës së errët të karteleve meksikane – “Trajnimi në kamp më shndërroi në një përbindësh”

Vrasësi me pagesë për kartelet e drogës tregon se si kampi e stërvitjes së vrasësve në Meksikë e ktheu atë në një “përbindësh”.

17:52
Mustafa: Nëse ne i besojmë VV për kryeministër, edhe ata t’i besojnë LDK-së për president

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas mbledhjes me krerët e degëve të LDK, theksoi se nuk ka ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara mes LDK-së dhe VV-së, teksa shtoi se procesi i bisedimeve po vazhdon edhe më tutje dhe ky proces nuk është i ngurtë.

17:51
“Tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”/ 19 vite burg për shqiptarin që vrau gruan në Angli

Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.

17:43
Top Talk: Murrizi për “atentatorët e portaleve” ndjekje penale, Paketa Antishpifje nuk e zgjidh problemin

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar nën Kryetari i Parlamentit Myslim Murrizi.

17:31
Rritet presioni ndaj mediave të listuara si “agjente të huaja” në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi amendamentet në Kodin e Shkeljeve Administrative, që parashohin gjoba të mëdha për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”.

17:30
Gjeni elfin e Babagjyshit në foto!

Një mini-quiz festiv po sfidon mbarë përdoruesit e internetit. Pyetja është një dhe e vetme: ku ndodhet elfi i Babagjyshit?

17:21
Revoltohet me producentin “përdhunues”, e shan me tatuazh

Emily Ratajkowski nuk ka pritur shumë për të reaguar pas lajmeve se producenti amerikan i filmave Harvey Weinstein, i akuzuar për abuzim seksual e përdhunim të shumë aktoreve në industri, bëri një marrëveshje prej 25 milionë dollarë me viktimat.

17:20
Shkup/Ndotja e ajrit në prag të niveleve shqetësuese

Qytetarët dy ditë radhazi zgjohen në mjegull dhe ajër të ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë nivele të larta të ajrit të ndotur në Tetovë dhe Manastir. Më shumë grimca PM 2.5 u matën në Tetovë, 155 mikrogramë për metër kub, dhe në Manastir, u matën 84 mikrogramë për metër kub. Me vështirësi merret frymë edhe në Strumicë. Aty u matën 135 mikrogramë të grimcave PM 10

17:19
Teknikë 1000-vjeçare! Fotografitë befasuese të peshkatarit kinez, që kap peshq “çuditshëm”

Fotografitë e rralla të një peshkatari kinez, i cili përdor shpendë deti për të zënë peshq në lumë kanë rrëmbyer vëmendjen e rrjetit.

17:17
Instalohen 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit

Instalohen sot 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit për të kuptuar shkaqet e tërmeti të 26 nëntorit.

17:16
Zogaj tregon pse Albin Kurti nuk po ngutet për koalicion me LDK-në

Analisti politik Petrit Zogaj në një postim në Faecbook ka folur rreth koalicionit të mundshëm qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

17:15
15 njerëzit që tregojnë se natyra është e aftë për gjithçka

Natyra është një autore me një imagjinatë tepër të mirë.

17:07
Tërmeti, Lezhë/ PD: S’ka patur transparencë me qytetarët, të përfundohet urgjentisht verifikimi i godinave

Mbi situatën në vend pas tërmetit të 26 nëntorit, konkretisht në Bashkinë Lezhë, ka reaguar përmes një deklarate Partia Demokratike.

16:59
10 fotot që tregojnë se femrat kanë superfuqi

Sipas shkencës, të gjitha gratë kanë disa superfuqi që nuk janë të pranishme tek burrat.

16:54
Zbulohet bomba plot 200 kg, evakuohet gjysma e qytetit italian

54 mijë banorë të qytetit italian, Brindisi janë evakuuar me qëllim që të çmontohet bomba e forcave ajrore britanike, e cila daton nga vitit 1941, çka konsiderohet si operacioni më i madh gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali.

16:52
Tirana 48-orëshi/ Filmat që u realizuan për 2 ditë në festival

48 orë nuk janë pak për të krijuar një film, megjithatë mund të krijosh edhe filma të mirë brenda kësaj hapësire kohore, sepse kur bëhet fjalë për festivalin e filmit “Tirana 48 orëshi” është pikërisht koha ajo që duhet respektuar në çdo detaj dhe në çdo sekondë të saj.

16:51
Pas divorcit, Liam me të dashur të re, ja prezanton dhe familjes

Liam Hemsworth duket se e ka harruar plotësisht Miley Cyrus.

16:51
Rama dhe Veliaj japin lajmin, ja kur do të jenë gati banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti

Brenda vitit 2020 banesat e reja private do të jenë gati për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale të Tiranës. Gjatë takimit me kryepleqtë e fshatrave në zonën e Vaqarrit, Rama dhe Veliaj theksuan se gjer në mesin e vitit të ardhshëm do jetë bërë volumi më i madh i punës, ndërkohë që ky proces do të ketë përfunduar brenda 2020-s.

16:44
Mustafa: Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve me LVV-në për pozita të caktuara

Pas përfundimit të takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka folur para mediave.

16:43
Poshtë pallatit të pabanueshëm! Dyqani i mishit sfidon edhe policinë, vazhdon aktivitetin

Pa harruar 51 viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime të shumta materiale, ku shumë godina u cilësuan të pabanueshme.

16:38
Zbulohet anija më e mëdha klasike në Mesdhe – Mbante një ngarkesë prej 6,000 amforash

Dy mijë vjet më parë, kjo anije po kalonte Detin Mesdhe e mbushur plot me amfora, nga ato që përdornin në perandorinë romake për transportin e verës dhe vajit të ullirit. Për arsye të pazbardhura akoma edhe sot, ajo nuk arriti kurrë në destinacion.

16:38
Vendimet e komisionit të disiplinës/ Nga dhunimi i arbitrit tek gjobat për Partizanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e kësaj javë ku bie në sy që Partizani dhe Tirana kanë marrë dënime të njëjta nja 2 milion lek të vjetra gjobë dhe do të paguajnë dëmet e tifozëve në stadium.

16:34
Të dashurit gjithnjë e më të rinj të Madonnës

Madona u pa në publik me një tjetër të dashur më të ri se ajo, balerinin Ahlmamalik Uilliams, 25 vjeç, me të cilin këngëtarja ka një diferencë moshe prej 36 vitesh. Por ai nuk është i vetmi.

16:29
Kosova, ende pa qeveri/ LDK thërret kryesinë, ende s’ka marrëveshje me VV

Në Kosovë do të bëhet sot një tjetër përpjekje për të formuar qeverinë e re.

16:29
Dosjet që i kalojnë SPAK/ Të akuzuarit për drogë, vrasje por edhe politikanë

Janë zbardhur dosjet e nxehta që do ti kalojnë SPAK e më pas Gjykatës së Posaçme.

16:26
Kosove/Matoshi kërkon nga komunat ndalimin e fishekzjarrëve për festat e fundvitit

Me qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësira publike dhe zona të banuara.

16:22
Qellon me grusht fëmijët, dënohet me 9 vite burgim narkomani – policia amerikane publikon pamjet rrëqethëse

Më në fund është gjykuar personi që ka kryer sulmin më bizar, me të cilin është ballafaquar policia amerikane në qytetin Lorry në Kaliforni.

16:22
Nis puna për lagjen e re në Vaqarr, ku do sistemohen familjet zonës të prekura nga tërmeti

Ish-poligoni i vjetër i Vaqarrit do jetë një nga lagjet e reja të Tiranës, ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth, që iu janë prishur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot hapesiren ku do të ngrihet kjo lagje e re, e cila ka një sipërfaqe mbi 4 hektarë dhe që është në pronësi të shtetit.

16:16
Profesori tregon emrin e personit nga LDK për president

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se LDK është në kërkim të emrit për president, por atë e kanë brenda e që është Vjosa Osmani,

16:14
Rriten tensionet në Mesdhe, Turqia dërgon dron të armatosur në Qipro

Mjeti ajor pa pilot (IHA- dron pa armatime) pasi u ngrit nga baza ajrore detare Dalaman e Turqisë mbërriti në aeroportin Geçitkale të Republikës Turke në Qipron Veriore.

15:57
Cilat janë fazat e ardhshme në hetimet për shkarkim të Trumpit?

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën për ta bartur në Senat procesin e hetimeve për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, pas tre muajve të hetimeve për marrëveshjet e presidentit në Ukrainë dhe nëse sjellja e tij mund të cilësohet si shkelje e rëndë dhe keqbërje.

15:54
Vazhdojnë protestat në Indi, kryeministri bën thirrje për qetësi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u detyrua të ndërhynte e të bënte thirrje për qetësi, pasi vala e protestave të dhunshme kundër një ligji të ri për emigrantët e paligjshëm hyri në ditën e pestë.

15:52
Filluan shitjet e hibridit tjetër Opel

Opel u ka ofruar klientëve në Gjermani një SUV Grandland X Plug-In Hybrid me 224 kuaj fuqi.