Talenti i Ajaxit zgjohet pas thuajse 3 vitesh nga koma, por mbetet me pasoja të rënda!

27/03/2020 10:38

Ishte data 8 korrik 2017 dhe po luhen një ndeshje miqësore midis Werder Bremen dhe Ajaxs. Po luhej minuta e 72-të e takimit dhe Abdelhak ‘Appie’ Nouri shtrihet në tokë.

Fillimisht u duk thjesht si një lodhje, por më pas u pa që ishte diçka serioze. Ajo ndeshje do të anulohej dhe talenti 19 vjeçar do të binte në koma, për t’u zgjuar vetëm kohët e fundit.

Marokeni shikohej si një ndër talentet më të mëdha në Holandë ku ishte aktivizuar më të rinjtë e ‘tulipanëve’ dhe kishte arritur që të bënte debutimin edhe me klubin e Ajaxs. Në një intervistë babai i Nouri është shprehur se ai nuk i mban mend familjarët e tij.

“Ai nuk mund të ecë, nuk mund të flasë, ai nuk na njeh ne, nuk e di kush jemi. Ai nuk ndjen asgjë, nuk dëgjon asgjë”.

“Sipas mjekut ai kurrë nuk mund t’i bëjë këto përsëri, ai kurrë nuk do të shërohet”.

Ky është momenti kur ai pësoi sulm në tru:

Top Channel