Prej situatës së krijuar nga Covid-19 duket se shpëtimi është vetëizolimi, qëndrimi në shtëpi. Nga ana tjetër është shqetësimi në lidhje me dhunën në familje.

Si është situate dhe a vijon të jetë hapur linja për këshillimin e grave dhe vajzave?

Iris Luarasi: Shumë e vërtetë, sepse në këto ditë shtëpia është vendi më I sigurtë. Por, fatkeqësisht nuk më të them këtë për viktimat e dhunës në familje, nuk është për to sepse dhunuesi qëndron bashkë me to. Por edhe sipas studimeve dhuna është në rritje për shumë faktorë, prej faktit që qëndrojmë të mbyllur e deri te stresi.

A kanë ndryshuar raportimet e dhunës dhe numri I telefonatave që merrni çdo ditë?

Iris Luarasi: Në fakt për hir të vërtetës dy javët e para krahasuar me më parë ne patëm një ulje të numrit të telefonatave dhe pse numri vijon të jetë në funksion 24 orë në ditë dhe unë mendoj që kjo lidhje me faktin që duke qenë gjithë ditën dhe unë mendoj që kjo ka lidhje me faktin që duke qenë gjithë kohën bashkë me dhunuesin, gruaja nuk e ka më mundësinë për të kryer telefonatën lirshëm. Por ne kemi dhe shërbimin tonë online, Facebook, Skype që mund të komunikojmë me to në të gjithë format që asnjë grua të mos ndihet e pambështetur. Pa diskutim ne kemi raste kur lajmërojmë policinë sepse dhuna përshkallëzohet dhe ka nevojë për ndërhyrje. Policia është aleati ynë kryesor dhe duke qenë se këto ditë dhuna është rritur kemi pasur ditë të ngjeshura.

Pra edhe në këto ditë ka pasur bashkëpunim me policinë me raste e dhunës në familje?

Iris Luarasi: Po të shumta, madje edhe një rast që e kemi dërguar në strehëz për gratë e dhunuara. Pjesa tjetër është e rëndësishme të dihet për të gjithë ata që na shikojnë, e veçanërisht për ty që je një grua e dhunuar të ftojmë të telefonosh në numrin 116 117, pa pagesë. Në mënyrë absolute ruhet konfidencialiteti.

Megjithatë ju e thatë që në këto ditë është e vështirë kur dhunuesi qëndron në shtëpi e raportimi ndërlikohet por ju e përsëritët që strehëzat janë të hapura dhe funksionale, kështu që nuk duhet heshtur edhe në këto ditë vetëizolimi.

Top Channel