Një 101-vjeçar është nxjerrë nga spitali pasi e ka marrë veten nga koronavirusi, thotë Gloria Lisi, zëvendës kryebashkiake e qytetit italian të Riminit.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte shtruar në spital në Rimini, javën e kaluar, pasi kishte rezultuar pozitiv për Covid 19 dhe doli që andej të enjten. Lisi thotë se shërimi i tij me të vërtetë i jashtëzakonshëm jep shpresë për të ardhmen.

“Ai ia doli. Familja e mori me vete në shtëpi në mbrëmje. Kështu, ai në mësoi ne se edhe në moshën 101 vjeçare, fati nuk është i përcaktuar”, tha ajo.

I shëruari ka lindur në 1919, gjatë pandemisë së gripit spanjoll, që vlerësohet se i ka marrë jetën 30 deri në 50 milionë njerëzve në të gjithë botën. Rimini ka regjistruar 1189 raste të koronavirusit deri më tani.

Autoritetet në 197 vende dhe territore kanë raportuar mbi 500 mijë raste të reja të koronavirusit në të gjithë botën, që kur kina raportoi rastet e saj të lara në dhjetor. Italia është goditur veçanërisht rëndë, me më shumë viktima se çdo vend tjetër.

Top Channel