Kanë mbërritur në Greqi rapid testet e para (testet e shpejta) për Covid-19. Sipas Insitutit të Epidemiologjisë ato e diagnostikojnë virusin në dy-tre minuta.

Fillimisht do të testohen ne spitalin Sotiria të Athinës dhe nëse rezultatet do të jenë ato që priten, atëherë do të porositen më shumë se 1milion të tilla.

Qeveria ka paralajmëruar se 500 ekipe mjekësh do të dalin në rrugë, me qëllim kryerjen e testeve të shpejta për të infektuarit me Covid-19.  Kjo do të jetë faza e katërt e masave mbrojtëse, që qeveria greke ka në sirtarin e saj. Në këtë fazë parashikohet ndalimqarkullimi si në Shqipëri, madje në të njëjtat orare me vendin tonë (05:00-13:00) dhe evidentim e të infektuarve në terren, me qëllim izolimin e tyre.

Ndërkohë kompani dhe biznesmenë të ndryshëm në vend kanë nisur një fushatë mbështetjeje të sistemit mjekësor duke dhuruar karburante, sasi të mëdha ushqimesh dhe ajo që është më e rëndësishme, maska, respiratorë dhe dezinfikantë të ndryshëm. Ndërsa kompania Unifarm njoftoi se me sasinë prej 5 tonë klorokin, e cila u inportua prej saj një ditë më parë do të prodhojë 24 milionë doza ilaçe, të cilat do ia dhurojë shtetit grek, për t’u shpërndarë falas në spitalet e vendit.

Top Channel