Lasgushi i ngarkuar me “armë” për mbrojtjen e jetës, Rama publikon videon e radhës së ndihmave nga Turqia

27/03/2020 16:42

Teksa Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë të shkaktuar nga koronavirusi, nga Stambolli vijojnë të ngarkohen ndihma për vendin tonë.

Ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka publikuar një video të avionit “Lasgushi” që duket i ngarkuar plotë me “armë” për mbrojtjen ndaj CoVid-19.

“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, vazhdon sjell armë për mbrojtjen e jetës” shkruan Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë pikërisht “Lasgushi” solli nga Stambolli një tjetër ngarkesë me pajisje dhe medikamente mjekësore për të luftuar CoVid-19.

Top Channel