Britani/ Pas Boris Johnson edhe ministri i Shëndetësisë pozitiv me CoVid-19

27/03/2020 14:26

Pas kryeministrit britanik Boris Johnson edhe ministri i Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, vetëm një orë pasi kryeministri Boris Johnson zbuloi gjithashtu një diagnozë pozitive.

Ministri tha se ai ka pasur vetëm simptoma të buta. Ai do të izolohet deri ditën e enjte.

Në një mesazh video, Matt Hancock tha: “Për fat të mirë për mua simptomat deri më tani kanë qenë shumë të buta, kështu që unë kam qenë në gjendje të vazhdoj me punën duke ecur përpara.

“Do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem. Dhe do ta bëj këtë nga këtu “tha Hancock.

“Dhe pastaj nga e enjtja tjetër, pasi të jem jashtë izolimit dhe shpresoj të mos ketë më simptoma, atëherë do të jem në gjendje të kthehem brenda edhe në zyrë, kur të jetë e nevojshme.”

  E fundit/ Boris Johnson pozitiv për CoVid-19

Top Channel