Itali/ “Guardia di Finanza” sekuestron 900 komplete false për diagnostifikimin e CoVid-19

27/03/2020 10:35

Nëntëqind komplete false për të diagnostikuar koronavirusin, pa autorizim dhe vërtetim nga autoritetet shëndetësore, u kapën nga Guardia di Finanza në Gioia Tauro, në provincën e Reggio Kalabria.

Paketat u shitën në internet në një uebfaqe për qytetarët të cilët mendonin se kishin gjetur mundësinë për të kryer vetë testimet.

Disa komplete tashmë ishin paguar, por u arrit ndërhyrja para fillimit të dërgesës së materialit. Operacioni u inicua si pjesë e hetimit, e nisur në të gjithë Italinë, për të identifikuar ata që përfitojnë nga urgjenca për të mashtruar.

Paketat e zbuluara nuk kishin as vlefshmërinë e autoriteteve kombëtare të shëndetit dhe as vërtetimin e CE.

I cilësuar si një mashtrim i rrezikshëm për sigurinë publike, pati gjobitje deri në 130 mijë euro.

Shitja ndaj “qytetarëve që nuk janë të vetëdijshëm dhe kanë frikë nga pajisjet për të cilat nuk ka efikasitet të provuar – thotë Gdf – rrezikon seriozisht shëndetin dhe sigurinë publike”.

Pronari i Laboratorit të analizave u akuzua për shkelje të çështjes specifike të parashikuar nga direktivat e KE, i dënuar me sanksionin administrativ nga 21.400 në 128.400 euro.

Top Channel