Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një lidhje direkte në rrjete sociale ka dhënë sqarime se si do të funksionojë sistemi i leje-daljeve për pazar përmes aplikacionit e-albania ose me sms dhe rregullat që duhet të ndiqen.

Në fjalën e tij, kryeministri shton se një kërkesë shkon për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe për të gjithë kryebashkiakët në Shqipëri, që ku ka tregje ushqimore tezgat duhet të ndahen.

“I kam kërkuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, nga nesër dhe në vijim të mundësojë ndarjen e të gjitha tezgave në të tregjet e lagjeve që të mos jenë më të grumbulluar në një pikë por në distanca dhe pazari të bëhet pa qenë të detyruar të gjithë aty për të marrë ushqimet”, shprehet kryeministri.

Ai shton se nga nesër ky ndryshim do të jetë i ndjeshëm në tregjet e lagjes dhe duke filluar nga dita e hënë tregjet do të jenë të tilla. Kjo kërkesë vlen për të gjithë kryetarët e bashkive në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe “në këtë mënyrë do të lehtësohet procesi i blerjeve dhe barra e një lufte që zhvillohet në çdo hap”, siç thotë dhe kryeministri Rama.

Kryeministri shton se shumë shpejt qytetarët do të kenë mundësi të shohin një video shpjeguese që të gjithë mund të informohen në lidhje me procesin e funksionimit të leje-daljeve për pazar.

Top Channel