E martë, 17 Dhjetor 2019
15:27
Dosja “Babale”, Salianji publikon audiopërgjimet e radhës mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

Përmes një daljeje publike për mediat, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar prova të reja rreth dosjes “Babale”.

15:25
Serie A/ Lufta kundër racizmit, nisma me art dhe polemika

Instancat më të larta të futbollit italian ndërmorën një nismë për të luftuar racizmin që kohët e fundit është shfaqur shpesh në stadiume.

15:23
Prodhime “Bio”, shumë pak/ Si i dallojnë konsumatorët në treg

Konsumatori është në kërkim të prodhimeve bujqësore bio, kjo pasi këto produkte janë të sigurta dhe të shëndetshme ndryshe nga ato që spërkaten disa herë më kimikate të cilat nuk i kontrollon askush.

15:23
Nis heqja e depozitave nga tarracat, lehtësohet leja për vendosjen e tyre në oborre

Vazhdimi i lëkundjeve të tokës, ndonëse të një magnitudë të vogël që njihen nga shkenca si pas goditje ka bërë që banorët e pallateve të vjetra në Tiranë të nisin të heqin depozitat e ujit që kishin në tarracat e tyre në mënyrë që të mos riskojnë pallatet nga rëndesa.

15:17
Pranohet se është dënuar për shpërndarje droge, merret i pandehur për falsifikim Valdrin Pjetri

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur dosjen penale në ngarkim të shtetasit Valdrin Luigj Pjetrit.

15:14
Gati ligji për rindërtimin/ Qeveria do kompensojë vetëm për një shtëpi të dëmtuar

Komisioni i ekonomisë miratoi me urgjencë përmes procedurës së aktit normativ ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, i njohur ndryshe si ligji i rindërtimit.

15:07
Kosovë, qeveria e re ende larg/ VV dhe LDK pezullojnë bisedimet

Takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar deri në zbutjen e qëndrimeve nga njëra palë.

15:03
Papa Françesku heq sekretin në rastet e pedofilisë në Kishë

Papa Françesku ka shfuqizuar rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e rasteve të abuzimit seksual, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

15:01
Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan

Së paku 10 civilë humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u sulmua me bombë, në provincën Khost të Afganistanit.

14:57
Pas formës së jashtëzakonshme, Milot Rashicës i rritet vlera në 35 milionë euro

Milot Rashica vlen miliona euro.

14:56
Francë, mbyllen edhe shkollat/ I gjithë vendi në ditën e 13 të grevës së përgjithshme

Dhjetëra e mijëra protestues dolën nëpër rrugë në qytetet franceze, të martën, për të kundërshtuar reformën e pensioneve që ka zhytur vendin në krizë pas grevës që ka hyrë në ditën e 13 dhe që nuk duket se do të ndalet.

14:53
Për t’i shpëtuar mafias shqiptare, krimineli famëkeq inskenon vdekjen e tij

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Antverp të Belgjikës, Gabriel C., i njohur me pseudonimin ‘Gishtat e gjatë’, inskenoi vdekjen e tij për të shpëtuar nga hakmarrja e mafias shqiptare.

14:41
Rohani në Japoni, vizita e parë në dy dekada e një lideri Iranian. Ja temat e diskutimeve

Presidenti iranian, Hassan Rohani, këtë javë, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Japoni. Rohani do të takohet me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, më 20 dhjetor.

14:39
Ndryshimi i klimës do të ndikojë në ujë të pijshëm

Shkrirja e akullit në male do të kërcënojë rreth dy miliardë njerëz në të ardhmen, paralajmërojnë shkencëtarët, duke përmendur se akulli në majat më të larta malore shkrihet me shpejtësi të lartë.

14:38
Qytetarët duan që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje, të ndarë rreth taksës

Rreth 69 për qind e qytetarëve të Kosovës kërkojnë që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje të shtetësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues. Ndërsa 44 për qind prej tyre mendojnë se qeveria e re duhet ta largojë taksën ndaj produkteve serbe, kurse 45 për qind mendojnë të kundërtën.

14:37
Erdogan: Turqia e detyruar të ndërhyjë në Siri përballë mungesës së ndihmave për refugjatët

Turqia ka qenë e detyruar të ndërhyjë ushtarakisht në Siri për shkak të pamjaftueshmërisë së ndihmave ndërkombëtare në mbështetje të refugjatëve sirianë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

14:32
Haradinaj: Fituesi të krijojë institucionet, AAK nuk do të jetë pjesë e qeverisë

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejt të krijohen institucionet e vendit, dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve.

14:24
Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t’i ndërpresin grevat me afrimin e festave.

14:19
Meta takon Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Situata tragjike pas tërmetit, moment reflektimi dhe pajtimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojat jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

14:18
Dhunojnë policët, tani tre të rinjtë kanë punë me gjykatën

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasit K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj; Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj; E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

13:51
3 mijë euro nga persona me probleme në Shengen, dy të arrestuar në portin e Durrësit

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

13:48
Muja: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit i certifikoi më 27 nëntor, por që ende nuk ka një marrëveshje në mes dy partive, Vetëvendosjes që doli e para dhe LDK që doli e dyta në zgjedhje.

13:40
Kush do e drejtojë SPAK-un? Nesër fillojnë intervistat

Janë tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion.

13:34
Basha në Durrës: Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vizituar banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit, në Shënvlash të Durrësit.

13:33
Edhe Meta kundër “anti-shpifjes”: Pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së e pamundur

Edhe Presidenti Ilir Meta është shprehur kundër paketës anti-shpifje që është parashikuar të kalojë nesër në Parlament.

13:14
Ruci takim me Ambasadorin Cutillo: Italia, partner strategjik i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

13:10
4 fakte rreth anemisë që duhet t’i dini patjetër!

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) zbuloi se në dhjetë vjeçarin e fundit prevalenca e anemisë tek fëmijët nga 3 në 59 muajsh është zgjeruar me 17%.

13:08
Messi me deklaratë interesante para El Clasicos: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Lionel Messi ka folur për ndikimin që Cristiano Ronaldo ka pasur në ‘El Clasico’.

13:06
Kapet duke transportuar 3 klandestinë, arrestohet 40-vjeçari

Policia ka vënë nën pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke ndihmuar të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

13:05
Të gjitha çmimet e dhëna gjatë ceremonisë për Golden Boy

Në mbrëmjen gala të Golden Boy të organizuar nga gazeta italiane Tuttosport nuk u vlerësua vetëm ylli i ri i Atletico Madrid, Joao Felix me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nën moshën 21-vjeç por edhe të tjerë personazhe të fushës së sportit.

13:04
Flini përmbys? Kjo është shumë e keqe për shëndetin!

Disa nga problemet më serioze kronike siç janë djegia në gjoks dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga mënyra e gabuar e gjumit.

13:04
Shumë shpejt, Prishtina me spital të ri kirurgjikal pediatrik

Shumë shpejt, Prishtina do të ketë edhe spitalin e ri kirurgjikal pediatrik, brenda qendrës klinike universitare të Kosovës.

12:57
Ajo 105, ai 106! Çifti më jetëgjatë feston 80 vite martesë

John dhe Charlotte Hendersonn nga Austin, Texas, janë shpallur çifti më i moshuar ende në jetë, në botë, dhe festojnë tani përvjetorin e 80-të të martesës së tyre

12:54
Premiera botërore, vjen fundi i “Star Wars”

Filmi final i trilogjisë epike” Star Wars”, ngriti Hollivudin peshë, ndërsa vipat galaktikë nga saga hapësinore që lindi katër dekada më parë, në një premierë botërore emocionuese.

12:52
Nuk e keni ditur? Kjo perime ndikon të shtoni kile të tepërta

Keni probleme me peshën dhe jeni duke u përpjekur të humbni peshë, por kjo nuk po ju ecën për dore?

12:49
Familja Simpson, seriali mbush plot 30 vjeç!

Simpsonsat mbushin 30 vjeç! Një nga filmat vizatimorë më të dashur dhe më të suksesshëm të kohërave, pas një shfaqjeje të shkurtër në 1987, filloi aventurën zyrtare më 17 dhjetor 1989.

12:47
Emrat më të popullarizuar për qentë në vitin 2019

Si çdo vit, emrat më të njohur të qenve për vitin aktual publikohen në Rover.com në fillim të dhjetorit.

12:45
“All I Want For Christmas Is You”, sërish në krye të klasifikimit hiti i Mariah Carey

Kënga klasike festive e Mariah Carey-t, “All I Want For Christmas Is You”, më në fund ka kryesuar klasifikimet amerikane, 25 vite pas publikimit të saj.

12:43
Shembja e pallateve në Laç, 60 ndërtesa u dëmtuan nga tërmeti

Në qytetin e Laçit vijon shembja e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:43
Të arrestuarit e tërmetit, jepen masat në Gjykatën e Durrrësit

Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurisë për 9 të ndaluarit e prokurorisë për pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që çoi në shembjen e 7 objekteve dhe vdekjen e 23 personave në Durrës.

12:41
Basketboll/Kosove/Sfida interesante për Kupë tek meshkujt

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

12:40
Gjyshja braziliane prezanton koleksionin e të brendshmeve

E veshur me të brendshme që vetë i ka stiluar, gjyshja braziliane Helena Schargel, merr poza joshëse gjatë një seance fotografimi me rastin e prezantimit të koleksionit të saj të të brendshmeve për gra mbi moshën 60 vjeç.

12:40
Klubet e Premier Leagues vihen pas mbrojtësit të Juventusit

Merih Demiral është gjithnjë e më afër një largimi nga kampioni i Italisë, Juventus.

12:36
“Pabarazia gjinore është ngushtuar, por zhduket pas një shekulli”

Hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e ndikimit politik, përfitimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit, është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të duhet edhe një shekull tjetër për t’u zhdukur, thuhet në raportin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

12:34
Ndalohet prodhimi i avionit 737 max, Boeing merr vendimin pas aksidenteve ajrore

Kompania amerikane Boeing tha se do të ndalojë përkohësisht prodhimin e aeroplanëve 737 Max nga muaji janar.

12:32
Bulqizë/ Afron festa, rriten çmimet, konsumatorët ankohen në tregje

Në këtë prag festash në tregun e Bulqizës të gjitha fruta perimet kanë pësuar rritje të çmimeve. Banorët që preken nga rritja e çmimeve shprehen të pakënaqur për këtë dukuri që ndodh gjithmonë në fund të vitit.

12:29
Ndizet pema në Gjirokastër, ndryshon dekori për festën e fundvitit

Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e fundvitit.

12:25
Rruga pambarim Ersekë-Leskovik… Disa orë për të përshkuar 42 km

Rruga Ersekë – Leskovik është vetëm 42 km e pavarësisht kësaj për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin duhen me orë të tëra.

12:23
Rrogozhinë/ Tërmeti goditi më të varfërit, familja kërkon ndihmë

Sikur të mos mjaftonte mjerimi ku jetonin, tërmeti i 26 nëntorit i dha shkatërrimin përfundimtar banesës së familjes Sina në Rrogozhinë.

12:21
Bypass i rrezikshëm! Fier, segmenti u inaugurua pa mbikalime

Vonesat për shtrimin dhe asfaltimin e korsisë së dytë të bypass-it të Fierit, shtojnë pasigurinë për jetën e banorëve të zonës, ndërsa mungesa e sinjalistikës shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve.

12:16
Lagjet “fantazmë” të Shijakut; në qytet vështirë të gjesh shtëpi me qira

Shpëtimi është banor i këtij pallati në lagjen ”Luginë” të Shijakut ku shumica e pallateve janë të rrethuar me shirita pengues ose të shenjuar me kryqin e kuq, dëshmi e godinave të pabanueshme. Në pallatin e tij kanë mbetur vetëm tri familje. Të gjitha janë larguar nga dëmet dhe frika e paslëkundjeve të tërmetit.

12:15
Zyrtare, Jasir Asani largohet nga Partizani, transferohet në Suedi

Jasir Asani largohet zyrtarisht nga Partizani.

12:14
Gati për të nisur projektin bamirës në Thumanë, Meta takim me Behgjet Pacollin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin.

12:10
Raporti tronditës! 49 gazetarë të vrarë këtë vit, ja sa të tjerë janë në burgje ose po mbahen peng

Në një përmbledhje vjetore mbi dhunën dhe shkeljet ndaj gazetarëve, të publikuar të martën nga “Gazetarët pa Kufij” (RSF), thuhet se gjithsej 49 gazetarë u vranë këtë vit, 389 janë aktualisht në burgje dhe 57 po mbahen peng.

12:08
LDK vazhdon të insistojë në postin e presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

12:02
Cakaj me shqiptarët e Malit të Zi: Shtojmë mbështetjen për shqiptarët në rajon

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj priti në një takim zyrtar përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi.

11:59
Kishte fshehur në trup 3 doza kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Një 22-vjeçar, banues në Vlorë ra në pranga pasi iu sekuestruan 3 doza kokainë.

11:53
Kosove/Ia grabisin paratë dhe çelësat e veturës me dhunë

Një person nga Prishtina ka raportuar se dje në rrugën “Hamëz Jashari” derisa ka qenë duke ecur këmbë, dy persona, njëri i njohur për ankuesin, me dhunë ia kanë grabitur 50 euro para dhe çelësat e veturës, pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

11:50
7 të tillë do rrafshohen! U shpall i pabanueshëm, vijon shembja e pallatit në Laç

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale; nga ku Lezha rezultoi një ndër zonat më të prekura në vend.

11:49
Dëmtohen varrezat ortodokse në Lipjan

Policia në raportin 24 orësh njofton se dje është raportuar se në varrezat ortodokse në Lipjan, nga persona ende të panjohur janë dëmtuar disa pllaka të varreve.

11:48
Kurti e Konjufca nesër në prokurori për kallëzimin ndaj Thaçit e Veslit

Me 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjës Vetyëvendosje Albin Kurti dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëxim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

11:45
Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”: Jo në përputhje me lirinë e medias, të rishikohet

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar paketën “anti-shpifje” të Qeverisë shqiptare, e cila është planifikuar të kalojë nesër në Kuvend.

11:40
“Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht në burg!”/ Anëtarët e “Grupit Bajri”, kallëzim penal ndaj gjyqtares

Katër nga anëtarët e “Grupit Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar ditën e sotme kallëzim penal ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për shkak se kanë kaluar më shume se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “Arrest ne burg” nuk është zbardhur.

11:37
Mediat e huaja shkruajnë për fustanin e Beyonces të dizajnuar nga dy kosovaret, Kujta dhe Meri

Këto ditë, çifti Carter ka qenë ndër më të përfolurit në mediat rozë dhe e gjithë kjo në saje të një fustani të divës botërore, Beyonce, të dizajnuar nga dy stilistë kosovarë, Kujta dhe Meri.

11:35
Kërkesa e Prokurorisë për pronarin e hotelit “Tropikal”

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot në Gjykatë që të veçohet çështja për Avdulla Osmanin dhe kërkon që seanca të zhvillohet në spitalin e Traumës, ku ndodhet i ndaluari që është dëmtuar nga shembja e hotelit të tij Tropikal.

11:34
Brenda botës së errët të karteleve meksikane! Gjenden 50 trupa të copëtuar njerëzish, identifikohen 13

Është konfirmuar që pjesët e trupave të gjetur gjatë muajit të kaluar në një fermë jo larg qytetit Guadalahara, i përkasin 50 personave të zhdukur.

11:29
Brenda rezidencës luksoze të Cristiano Ronaldos që kushton shtatë milionë euro

CRISTIANO RONALDO bleu banesën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë pasi pagoi shtatë milionë euro, për pronën që përfshin një palestër dhe pishinë shtëpie.

11:26
Cristiano Ronaldo nuk e pranoi shiritin e kapitenit duke ia dhënë Matuidit – portugezi merr lëvdata të mëdha për gjestin

Cristiano Ronaldo është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në gju, duke arritur të shënojë dy herë në fitoren e Juventusit me rezultat 3-1 ndaj Udineses.

11:26
Radhimë/ Sekuestrohet toka me vlerë 2.3 mln euro, dyshohet se u përfitua me falsifikim dokumentesh

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, ka bërë ekzekutimin e një tjetër vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vendosjen e masës së sigurisë pasurore “Sekuestro preventive”.

11:24
MC Kresha dhe Erzina Shehu po bëhen prindër

Ditën e e diel, reperi kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.

11:22
Reagimi i Miss Nigerisë pasi humb kurorën e Miss Botës bëhet viral në internet

‘Miss Nigeria’ nuk e fitoi konkursin Miss World 2019, por ajo fitoi zemrat e shumë njerëzve në mbarë globin, falë një reagimi emocionues pas humbjes së saj.

11:20
Jorge Mendes: Topi i Artë për Messin? Një padrejtësi, CR7 është më i miri!

Në cermoninë gala të organizuar nga gazeta italiane Tuttosport në Torino, ku talentit të Atletico Madrid Joao Felix iu dorëzua çmimi Golden Boy, Jorge Mendes, i cili është menaxheri i Joao Felix, por edhe i Cristiano Ronaldos, foli edhe njëherë për Topin e Artë duke shpërthyer kundër vendimit për t’ia akorduar atë Lionel Messit.

11:18
10 pikturat më të kërkuara në botë!

Çdo vit, vepra arti që bashkë vlejnë miliarda dollarë kalojnë nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre.

11:15
Boeing ndalon përkohësisht prodhimin e avionëve 737 Max

Kompania amerikane Boeing tha se do të ndalojë përkohësisht prodhimin e aeroplanëve 737 Max nga muaji janar.

11:12
RSF: Në vitin 2019 – 49 gazetarë të vrarë

Në një përmbledhje vjetore mbi dhunën dhe shkeljet ndaj gazetarëve, të publikuar të martën nga “Gazetarët pa Kufij” (RSF), thuhet se gjithsej 49 gazetarë u vranë këtë vit, 389 janë aktualisht në burgje dhe 57 po mbahen peng.

11:12
Jeta e jashtëzakonshme e gruas e cila guxoi të “ballafaqohej” me vrasësit dhe ende është gjallë (Foto)

Letizia Battaglia ishte e bindur që një ditë ajo do të vritej. Ose më keq. Ajo dinte më mirë se shumë të tjerë për mënyrat e tmerrshme me të cilat viktimat mafioze u brutalizuan dhe u degraduan.

11:03
Superkompjuteri parashikon rezultatet e çifteve që dolën nga shorti i Ligën e Kampionëve – a do të kualifikohen Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus?

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve në Nyon dhe tani e dimë se kush do të luajë me kë në ndeshjen e eliminimit direkt.

10:59
“Tokë e xanun!”/ Pushtim toke dhe shpërdorim detyre, 3 arrestime dhe 7 të proceduar në Shkodër

Të arrestuar 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për shpërdorim detyre dhe 7 shtetas të poceduar penalisht për “Pushtim toke”- ky është rezultati i një operacioni policor në Shkodër, koduar “Bregdet i pastër”.

10:57
Përballje e vështirë për Pejën

Sonte Peja do të ketë një ndeshje të vështirë në Ligën Ballkanike.

10:54
Turne memorial në futboll të vogël, në kujtim të dëshmorëve të lirisë

Në kujtim të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, që heroikisht ranë më 31 janar të vitit 1997, zhvillohet turne në futboll të vogël.

10:52
Haradinaj kujton dy nga dëshmorët më të rinj të UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

10:51
Rikthehet Bundesliga, Rashica kërkon golin e radhës

Bundesliga rikthehet këtë të martë me javën e 16-të të kampionatit që vjen me një super-sfidë.

10:51
Zaev dhe Osmani për vizitë në Çeki

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev sot me një delegacion qeveritar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Çeki, ku do të pritet nga kolegu i tij çek, Andrej Babish.

10:49
Aktakuzë për dy zyrtarë të Ministrisë së Punës, keqpërdorën formularët për veteranët

Prokurori i Prokurorisë Speciale e Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të akuzuarve, S.R dhe K.B. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

10:48
Partitë shpenzuan rreth 3.6 mln euro për fushatë, nuk kursyen as resurset publike

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë janë zhvilluar në frymën demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por krahas saj, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës zgjedhore dhe se në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro nga partitë politike.

10:44
2 banesa përfshihen nga flakët në Surrel, ç’tregojnë hetimet paraprake

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:52 dy banesa janë përfshirë nga flakët në Surrel të Tiranës.

10:42
“Paketa antishpifje”, eurodeputeti: Nëse miratohet, Shqipëria rrezikon Presidencën e OSBE

Miratimi i paketës anti-shpifje do të vinte në rrezik Presidencën e OSBE-së nga Shqipëria. Ky është qëndrimi që mban David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, sa i përket planin të mazhorancës socialiste për të kaluar nesër në Kuvend këtë paketë.

10:38
50.000 shqiptarë duan ndryshim të sistemit zgjedhor

Në Tiranë është duke u mbajtur Forumi i Shoqërisë Civile mbi reformën elektorale në Shqipëri.

10:35
E ardhmja e Vidalit vendos pas El Clasicos

Vidal është duke planifikuar të largohet nga Barcelona.

10:34
Inter hyn në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit

Skuadra e Interit është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, ku Conte ka bërë të ditur synimet e tij.

10:34
Pamje të rënda/ Aksident fatal në Krujë, përplaset për vdekje këmbësori 23-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Larushk të Krujës.

10:28
(FOTO) Vrasja e policit malazez/ Arrestohen vëllezërit shqiptarë dhe e ëma

Tre shqiptarë janë arrestuar për ekzekutimin me armë zjarri të policit malazez, Millutin Lekoviq, gjatë kalimit të kufirit.

10:25
Pak javë pasi ishte shpallur në kërkim, Arbër Çekaj përfitoi 100 mijë euro nga fondet e BE-së

Një investigim është publikuar nga The Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) dhe Plan V, degë e gazetarisë investigative ekuadoriane, për fuqizimin e krimit shqiptar në Ekuador. Arbër Çekaj, biznesmeni që ndodhet në proces gjyqësor për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës, është personazhi kryesor i këtij investigimi.

10:16
Ujë me kanellë, për një mëngjes ideal

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë.

10:11
Erdogani kërcënon se do të mbyllë baza strategjike për ushtrinë amerikane

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan kërcënoi se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

10:02
Edhe City futet në garë për Sanchon

Qytetarët pritet të përgatitin një ofertë për yllin e Dortmundit.

10:00
Reagon Evertoni, kjo është e vërteta e marrëveshjes me Ancelottin

Është raportuar se Carlo Acelotti ka arritur marrëveshje me Evertonin, mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga klubi anglez.

09:59
Real Madrid interesohet për mrekullinë e futbollit francez

Klubi madrilen është në kërkim të një mesfushori.

09:57
“Po të ishte pjesë e Realit, Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë”

Agjenti portugez Joger Mendes është rikthyer të flas për çmimin e Topit të Artë, të cilin këtë vit e fitoi ylli argjentinas Lionel Messi.

09:47
Shembjet e godinave pas tërmetit, sot seanca gjyqësore për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar

Do të zhvillohet sot, në orën 11:00, seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për nëntë personat për të cilët prokuroria kërkon arrestimin për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit.