Doktoresha vdes tragjikisht e vetme në shtëpi pas vetë-izolimit prej koronavirusit

27/03/2020 19:48

Një grua e gjetur e vdekur në apartamentin e saj, është doktoresha e parë femër që vdes në Spanjë nga koronavirusi.

Mediat spanjolle thanë se trupi i 59 vjeçares Isabel Munoz, u gjet i vetëm në kuzhinën e saj, disa ditë pasi kishte nisur vetë-izolimin prej sëmundjes infektive.

Ajo kishte venë veten në karantinë të ashpër në shtëpinë e saj në qytetin e Salamanca, në veriperëndim të Spanjës.
Profesionistja e shëndetësisë bëri këtë pasi dalloi simptomat e para të Covid-19 por edhe pse nuk ishte testuar ishte e fiksuar me idenë se mund të infektonte njerëz të tjerë.

Doktoresha kishte dërguar të shoqin të jetonte me familjen e saj në fshatin Villaflor dhe refuzonte të priste vizita.
Vëllai i saj Jesus, tha për mediat: “Fiksimi i saj i vetëm ishte të mos infektonte njeri tjetër.”

Por i shoqi dhe vëllai u merakosën të martën kur ajo nuk përgjigjej në telefon, teksa policia e gjeti të vdekur.

Autoritetet konfirmuan se Munoz vdiq nga koronavirusi.

Dr Munoz ishte nje profesioniste e respektuar me më shumë se 1,300 pacientë në kujdesin e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel