Aplikacioni për “leje daljet”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm: Nga e hëna…

27/03/2020 21:29

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë një sqarim për sa i përket aplikacionit për “leje daljet” gjatë kohës së ndalimit të lëvizjes në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së pandemisë CoVid-19.

Rama sqaron se aplikacioni punon por duhet bërë durim dhe se lejet e daljes duhen nga e hëna dhe jo nesër.

“O njerëz! Aplikacioni punon dhe bëni durim, leja e daljes duhet nga e hëna, jo nesër! Prandaj me qetësi e me durim dhe pak më të vëmendshëm kur lexoni e dëgjoni njoftimet, se të gjithë tek e tek nuk i sqarojmë dot!”

Top Channel