Koronavirusi, Britania: Të gjithë të pastrehët do të sistemohen brenda fundjavës

27/03/2020 18:34

Qeveria britanike i kërkoi sot autoriteteve lokale të strehojnë të gjithë ata që flenë jashtë brenda fundjavës, si pjesë e përpjekjeve për ndalimin e shpërndarjes së koronavirusit të ri.

Në një letër dërguar zyrtarëve të strehimit në të gjithë vendin ministria thoshte: “Ne të gjithë po dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar që të gjithë të jenë brenda dhe të sigurtë në fundjavë. Në këto koë të pazakonta ju kërkojmë një përpjekje të pazakontë. Ajo që duhet të bëjmë tani është të fusin të gjithë njerëzit brenda”.

Jon Sparkes, kreu i organizatës së bamirësisë Crisis, e përshkroi njoftimin si një “moment historik”, duke shtuar se ishte gjëja e duhur për të bërë.

“Duhet të shohim realizimin e kësaj pakete ndihme që kur epidemia të jetë zbutur, rezultati të mos jetë përsëri shtimi i të pastrehëve. Qeveria është zotuar t’i japë fund jetës së rrugës deri në 2025 – por kjo provon se mund të bëhet edhe në 2020”, tha ai.

Top Channel