Për ata që duan të largohen nga Shqipëria/ Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm shtetasve të saj

28/03/2020 09:17

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit e saj se për shkak të mbylljes së fluturimeve, po punohet për t’u gjetur mundësi të tjera udhëtimi atyre që duan të largohen nga Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet zyrtare sociale, ambasada shkruan se këta qytetarë amerikanë duhet të kontaktojnë në adresën [email protected].

“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”.

Top Channel