Drogë dhe armë/ Drejtonte organizatë kriminale, arrestohet shqiptari i dënuar në Itali

28/03/2020 10:18

Një person i kërkuar, i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Top Channel