Sipas disa pretendimeve që janë përhapur me shpejtësi në internet, Nostradamus e parashikoi epideminë e koronavirusit që para 500 vjetësh. Covid 19 ka marrë deri tani 24 mijë jetë njerëzish, duke ushqyer lloj- lloj teorish konspiracioni për origjinën e saj.

Të infektuarit në mbarë globin janë gati gjysmë milioni, dhe virusi është shfaqur tashmë në çdo kontinent përveç Antarktidës. Ka njerëz që besojnë se fizikanti francez i shekullit të 16-të, i lëvduar nga adhuruesit e tij si një mendje e jashtëzakonshme profetike që ka parashikuar një sërë eventesh të rëndësishme botërore përgjatë historisë përfshirë zjarrin e madh të Londrës në 1666-tën apo vrasjen e John F Kennedy në vitin 1963, ka përmendur dhe koronavirusin.

Një përdorues i Twitter-it shkruante se kishte menduar që fjalët e përhapura se Nostradamusi ka bërë parashikimin e një lloj murtaje, ishin të rreme. “Por kur kontrollova, rezultuan të vërteta. Ai nënkupton koronavirusin dhe njerëzit po tmerrohen”, thuhej në postim.

Joel Hazeldene, ish aktor i serialit të transmetuar nga BBC, Boom Town, thotë: ” Duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje mistikut të shekullit të 16-të, Nostradamus”. Të tjerë këmbëngulin se ai ka profetizuar karantinën masive. Pjesën më të madhe të parashikimeve të tij të supozuara, Nostradamus i shkroi në formën e vjershave me katër rreshta. Skeptikët thonë se shkrimet janë shumë të paqarta për t’u konsideruar profeci të mirëfillta.

Top Channel