“Janë qytetaret tuaj që kanë dalë në protestë”, Rusia i përgjigjet Ramës: Rregulloni problemet e brendshme

18/10/2026 20:47

Rusia i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se pas protestave të dhunshme fshihen duart e huaja si Rusia dhe Irani.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar në një deklaratë të cilën e ka shpërndarë në rrejte sociale edhe selia e diplomacisë së Moskës në Tiranë.

Në deklaratën e saj Zakharova duke iu drejtuar kryeministrit Rama tha se ‘në protestë kanë dalë qytetarët tuaj’ duke shtuar se Shqipëria duhet të rregullojë problemet e brendshme.

“Raportet e mediave: ‘Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhët në deklaratën e plotë të Zakharovës.

Top Channel