Serbia shënon sërish viktimë nga CoVid-19, numri i të prekurve shkon në 528

27/03/2020 18:33

SERBI- Një tjetër person ka humbur jetën në Serbi pas infektimit me Covi-19. Kështu numri total i viktimave në Serbi ka shkuar në 8, ndërsa numri i të infektuarve vijon të rritet.

Gjatë 24-orëve të fundit në Serbi janë infektuar edhe 71 persona të tjerë me virusin vdekjeprurës. Sipas të dhënave nga të infektuarit janë 25 persona në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 528.

Top Channel