E mërkurë, 18 Dhjetor 2019
09:02
Para protestës, Rama e nis ditën me fjalët e Nënë Terezës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një thënie të shenjtores Nënë Tereza.

08:47
Kush do ta drejtojë SPAK? Altin Dumani i pari që intervistohet

Janë tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion.

08:45
Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Kur Angela Merkel thërret një “samit” në Zyrën e Kancelarisë, kjo do të thotë se problemi vërtet është i madh. Problemi i mungesës së fuqisë punëtore është në fakt shumë i madh.

08:36
Gjykata Supreme: Polonia mund të largohet nga BE

Polonia mund të përfundojë me largim nga Bashkimi Evropian, për shkak të planeve nga nacionalistët në pushtet, për miratimin e disa ligjeve që prekin sistemin e drejtësisë, tha Gjykata Supreme e Polonisë.

08:24
“Anti-shpifja”/ Avokati i Popullit: Ligji ende jo në përputhje me standardet ndërkombëtare

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me paketën e njohur si “antishpifje”, e cila pritet të miratohet sot në Kuvend, ndërkohë që gazetarët kanë paralajmëruar protestë.

08:10
Sot votohet paketa anti-shpifje, gazetarët protestë para parlamentit

Sot Parlamenti pritet të miratojë paketën anti-shpifje, ndërsa gazetarët kanë paralajmëruar protestë.

07:51
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:22
Reporterë pa Kufij: Më pak gazetarë të vrarë në 2019

Organizata e Reporterëve pa Kufij thotë se gazetaria mbetet një “profesion i rrezikshëm”, me 49 gazetarë të vrarë këtë vit, 389 të burgosur dhe 57 të tjerë pengje.

07:09
Akuzohej për tradhti, ish-presidenti i Pakistanit dënohet me vdekje

Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Pakistan mbi akuzat për tradhti.

06:58
Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, ja cila është kura bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën që është akumulimi i lëngjeve në inde dhe enët e gjakut. Lëngjet akumulohen pasi keni kaluar një ditë të gjatë në këmbë. Sipas informacioneve kjo ndodh edhe nëse jeni mbi peshë, nëse nuk kryeni aktivitete fizike ose zemra është në vështirësi dhe tepër e dobët për të pompuar gjak.

06:36
Çaji i gjetheve të mështeknës për pastrimin e gjakut dhe imunitet të fortë

Mështekna, pema e mirë dhe popullore e maleve të Shqipërisë ka dhënë gjithnjë rezultate pozitive në mjekësinë popullore. Mështekna konsiderohet si një nga llojet më të lashta të pemëve në botë. Kjo pemë rritet shpejt dhe në vende ku asnjë bimë ose pemë tjetër nuk reziston dot.

06:02
Rrënja e lulerradhiqes/ Si ta përdorni për pastrimin e organizmit

Rrënjët e lulerradhiqes janë përdorur prej shumë kohësh në shumë trajtime terapeutike dhe në veçanti për problemet me mëlçinë. Sipas të dhënave, rrënjët e kësaj bime janë të mirënjohura për pastrimin e mëlçisë dhe parandalimin e formimit të qelizave tumoriale. Mjekësia tradicionale e vendeve Arabe e përdor rrënjën e lulerradhiqes për të trajtuar hepatitin, për të forcuar kundërpërgjigjet e sistemit imunitar dhe kuruar infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes. Lulerradhiqja është një bimë plot vlera që stimulon funksionet e stomakut dhe mëlçisë por edhe luan edhe rol diuretik duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga toksinat.

05:30
El Clasico/ Barça-Real luajnë për titullin dhe jo vetëm

Me politikën mënjanë dhe çështjet jashtë fushës pa shumë ndikim këto kohë, Klasikja e kësaj të mërkure në futbollin spanjoll është një nga më të ekuilibruarat e viteve të fundit.

04:36
Të lidhur me Gylenin/ Arrestohen 181 të dyshuar në Turqi

Policia turke arrestoi të martën 181 persona që dyshohen për lidhje me një grup që fajësohet për grushtin e shtetit të vitit 2016 – tha zyra e prokurorit publik në Ankara.

03:32
Kina përuron aeroplanmbajtësen e dytë

Kina vuri në funksionim aeroplanmbajtësen e saj të dytë, duke i shtuar një forcë të madhe zjarri ambicies së saj ushtarake, në një kohë që janë rritur tensionet me Tajvanin e vetë-qeverisur, si dhe me SHBA apo me fqinjët rajonalë për ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut.

02:30
Liderët e Japonisë dhe Iranit do të diskutojnë për situatën në Lindje të Mesme

Presidenti iranian, Hassan Rohani, këtë javë, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Japoni.

01:46
Brexit/ Johnson, përpjekje për të përjashtuar çdo shtyerje të tij

Kryeministri britanik Boris Johnson sinjalizoi se nuk do ta zbusë qëndrimin e tij ndaj çështjes Brexit tani që ka shumicën në Parlament.

00:43
Merr humbjen e parë, Liverpooli eliminohet nga Aston Villa

Ashtu sikurse pritej, Liverpooli zbriti në fushë me emra krejt të rinj në sfidën me Aston Villan në çerekfinale të Kupës së Ligës (Carabao Cup), duke u eliminuar me “dëshirë” nga kompeticioni (skuadra e parë ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve).

00:04
El Clasico nën kërcënimin e “Democratic Tsunami”

E gjitha bota, këtë të mërkurë do të kthejë sytë nga Spanja, aty ku Barcelona dhe Real Madrid janë gati për të luajtur El Clasicon e parë të këtij sezoni. Do të jetë një duel i ashpër, ashtu siç ka qenë gjithmonë sfida mes këtyre dy klubeve. Këtë here, tensionet pritet të jenë më të larta, për shkak edhe të përplasjeve politike, me rajonin e Katalunjës që kërkon pavarësinë.

E martë, 17 Dhjetor 2019
22:50
Arrestohet shqiptari në Britani, bëri miliona me drogë duke u fshehur pas firmës së ndërtimit (emri)

Udhëheqësi i një bande kanabisi i është urdhëruar të paguajë më pak se një të dhjetën e 1.7 milion £ që ai bëri nga shitja e drogës.

22:50
Barazim spektakolar në “Signal Iduna Park”, Leipzigu mbetet i pari

Leipzigu ruan kryesimin e Bundesligës pasi barazoi 3-3 në “Sigal Iduna Park”, pikërisht ndaj Borussias së Dortmundit, që i kërcënonte pozicionin si lider i elitës së futbollit gjerman.

22:22
Sulmoi barbarisht turistët, një vit burg për Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Faktit në Vlorë dënoi të martën me një vit burg Mihal Kokëdhimën, i cili u gjet fajtor për dhunën ndaj një grupi turistësh të huaj dhe shoqëruesve shqiptarë.

22:14
Flamengo, finalistja e parë e Botërorit të Klubeve

Kampionia e freskët të Copa Libertadores, skuadra braziliane Flamengo, është finalistja e parë e Botërorit të Klubeve. Në gjysmëfinale të kompeticionet, ekipi i drejtuar nga portugezi i famshëm, Jorge Jesus, mposhti 3-1 me përmbysje në “Khalifa International Stadium” të Dohas Al-Hilal të Arabisë Saudite.

22:09
Për një Vit të Ri ndryshe, tradita që ndiqen nga shumë vende të botës

Festa e Vitit të Ri po afron, por të gjithë janë të shqetësuar se si ta festojnë këtë vit. Pse të mos kalosh një ditë të lumtur dhe shplodhëse që kjo ditë si kjo premtojnë, por të përsërisësh gjerat monotone që përsërit çdo vit.

22:00
Top Story/ Ekzekutimet dhe atentatet mafioze ndaj drejtësisë, përgjatë vitit 2019

Në 22 Mars të këtij viti, Elbasani u trondit nga një atentat i tipit mafioz ndaj avokatit Ravik Gurra. Ai po konsumonte një kafe në një lokal në qendër të qytetit. Rreth orës 19:15, një person me kapele, i afrohet, dhe e qëllon me pistoletë me silenciator pas koke. Ngjarja nuk u zbardh kurrë. Gurra kishte përfaqësues i personave të njohur të botës së krimit në Shqipëri si pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan dhe Emiliano Shullazin në Tiranë.

21:57
Top Story/ Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut, flet bashkëshortja e Genci Sinës

Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

21:54
Top Story/ Detaje të pathëna nga ekzekutimi barbar i vajzës së prokurorit Kozeta Hyseni

Një krim makabër tronditi vendin, më 19 Shkurt të vitit 1999. Vajza e prokurorit nga Vlora, Luftar Hyseni, Kozeta Hyseni u gjet e masakruar me gur në kokë në Qytetin Studenti në Tiranë.

21:54
6 të vdekur nga zjarret në Kaliforni, nisma e veçantë e të rinjve

Deri më tani zjarret që kanë përfshirë Kontinentin Australian kanë regjistruar 6 persona të vdekur, qindra të plagosur si edhe shumë shtëpi të shkatërruara nga sasia e madhe e zjarrit.

21:38
Top Story/ Ish – gjyqtari Fehmi Abdiu: Në 1998, i shpëtova atentatit me tritol në banesë

Krimi në Shqipëri ka pasur shënjestër deri edhe në njeriun më të rëndësishëm të sistemit gjyqësor, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Metoda e sulmit, ishte e ngjashme me ato që kishin ndodhur edhe më parë. Fehmi Abdiu dhe familjarët e tij, i shpëtuan mrekullisht një atentati me tritol në banesë pasditen e 11 nëntorit të vitit 1998. 21 vite pas ngjarjes, ai rrëfen për Top Story momentet e këtij atentati të frikshëm.

21:34
34 vjeçarja pëson ndryshim drastik nga sëmundja e rrallë

Jeta ndryshon në mënyrë të shpejta për disa njerëz, ndryshim të tillë përjetoi edhe 34 vjeçarja Emily Monk nga Telford, Shropshire e Anglisë. Pesë vite më parë Emily ishte e martuar edhe kishte një karrierë ambicioze përpara, por gjithçka u shua për shkak të gjendjes së rrallë gjenetike, sindromës Ehlers-Danlos.

21:28
Top Story/ Granatë në familjen e prokurorit Bujar Himçit, si shpëtuan mrekullisht

Trazirat e 14 Shtatorit të vitit 1998, zhytën edhe njëherë në kaos vendin. Prokurorët që po hetonin ishin marrë në mbrojtje. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Njëri prej pjesëtarëve të grupit hetimor, dhe familja e tij i shpëtuan mrekullisht një atentati. Bujar Himçi, ishte Drejtor i Hetimit të Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në derën e banesës së tij qëndronte i armatosur një rojë.

21:19
Top Story/ Si u ekzekutua avokati Kleanthi Koçi, rrëfimi i mikut të tij pak minuta para atentatit

Në 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës.

21:11
Top Story/ Atentati me tritol ndaj gjyqtarit Prel Martini, tek Ushtari i Panjohur

Jemi në nëntor të vitit 1996. Tirana tronditet nga një shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit. Një sasi e madhe tritoli shpërthen në derën e një apartamenti, në katin e 5-të të një pallati. tek zona e Ushtarit të Panjohur.

21:01
Tërmet 4.3 i shkallës rihter, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ka rënë në Shqipëri pak më parë dhe magnituda ka qenë 4.3 e shkallës rihter.

20:57
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministrit në detyrë Kujtim Gashi

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

20:42
Fiks Fare/ Nuk fiton bursën për gabimin të bashkisë, studentja rrezikon shkollën

Enver Guçe nga fshati Veleshnje i Beratit ankohet në Fiks Fare se vajza e tij për një gabim të Bashkisë Berat rrezikon të mbetet pa universitet.

20:38
Arrestime në Turqi, në pranga 181 të dyshuar

Policia turke arrestoi të martën 181 persona që dyshohen për lidhje me një grup që fajësohet për grushtin e shtetit të vitit 2016 – tha zyra e prokurorit publik në Ankara.

20:36
Konsumoni këto ushqime, për të përftuar vitaminën e jetëgjatësisë

Vitamina K luan një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme në organizmin e njeriut. Kjo vitaminë nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon në mënyrë direkte në mbrojtje të kockave. Vitamina K është një vitaminë e tretshme në yndyra dhe është e mirë për mpiksjen e gjakut dhe mbron shëndetin e zemrës kockat dhe sistemin imunitar.

20:31
I premtoi shtëpi të re pas tërmetit, Veliaj dhe Rama i dorëzojnë çelësin familjes së Rifat Agës, me gjashtë anëtarë

Në shtator, gjatë vizitës në një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, kryebashkiaku Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonte në shtëpinë e saj të re.

20:22
Super Jahti përplaset në port, shkak moti i keq

Një jaht gjigant rreth 90 metra i gjatë është përplasur të dielën që lamë pas pranë ishujve Kraibe. Në videon që është bërë virale në internet shikohet jahti “Ecstasea”, ku është përplasur me kontrollin e kabinës së urës  e cila ndodhet pranë gjirit “Simpson”.

20:14
Berlin: Vendimi për rrjetin 5G në janar të vitit 2020

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe partnerët e tyre social-demokratë e kanë shtyrë deri në vitin 2020, një vendim mbi rregullat e sigurisë për rrjetin 5G, që mund të ndalojë kompaninë kineze Huawei të hyjë në tregun gjerman.

19:58
Tension mes VV-LDK/ Pezullohen bisedimet mes Kurtit dhe Mustafës për qeverinë e re

Takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar deri në zbutjen e qëndrimeve nga njëra palë.

19:50
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Prokuroria e krimeve të rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës, nën arrest për atentatin e datës një nëntor kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku, i cili më pas gjeti vdekjen në spital.

19:48
Valdrini u arrestua me drogë/ Prokuroria e Përgjithshme: U ndalua në 2003, u dëbua nga Italia

Ky parashikim i të zgjedhurit si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri , menjëherë sapo ai mori mandatin nga gjykata, është pjesërisht i vërtetë edhe për të . Edhe Valdrin Pjetrin e pret një lloj tjetër pune që është ajo e llogarive që duhet ti japë drejtësisë si një ish i dënuar që ka fshehur rrethanat në formularët e dekriminalizimit.

19:46
SHBA: Kisha e mormonëve akuzohet se ka mbledhur 100 miliardë $ fonde pa taksa

Një person në SHBA ka ngritur alarmin e te zyra e tatimeve, IRS, duke thënë se kisha e mormonëve ka mbledhur 100 miliardë dollarë në fonde pa taksa, të cilat duhej të kishin shkuar për bamirësi.

19:34
Legalizimet “vrasëse”/ Dokumentet për hotel Tropikal dhe pallatin te “Dy Gjelat”

Këto janë fotot se si dukej Baron’s bar në lagjen 17 Durrrës, pak ditë pas inagurimit.

19:32
Guidë për studentët e rinj/ Nisma e më të vjetërve për ti ndihmuar

Guida studentore është krijim i  një grupi të rinjsh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës që kërkon të lehtësojë jetën e studentëve, kryesisht atyre që vijnë nga rrethet apo kalojnë nga cikli i mesëm arsimor, në atë të lartë.

19:26
9 të arrestuarit mbeten në burg/ 4 zyrtarë dhe 4 pronarë godinash u ndaluan pas tërmetit të 26 nëntorit

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për nëntë të arrestuarit e prokurorisë për pasojat në humbjen e 23 jetëve njerëzore në tërmetin e 26 nëntorit.

19:19
Miratohet prodhimi i avionit të NASA-s që fluturon me 1500 km/orë

Avioni eksperimental i NASA’s, X-59, që mund të kthejë në realitet udhëtimin e pasagjerëve komercialë me shpejtësi supersonike, ka marrë lejen për t’u ndërtur.

19:15
E moshuara humbi gjithçka/ Laç, tërmeti i shkatërroi shtëpinë dhe po jeton në çadër

Nexhi Nika  jeton e vetme bashkë me djalin e saj të paralizuar. Tërmeti i shkatërroi pasurinë e saj të vetme shtëpinë në Laç, ndërsa  prej 26 nëntorit streha e vetme e sigurtë është kjo çadër.

19:03
Fluksi i fundvitit, ndryshon orari i hyrjes në Terminalin e Pasagjerëve në portin e Durrësit

Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, APD njofton qytetarët, që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit, se porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23.00.

18:57
Top Talk: Apeli i Frrok Çupi për Edi Ramën

Në studion e emisionit “Top Talk”, u fol edhe për rrolin e qeverisë dhe bashkëpunimit që duhet të kenë të dyja palët (media dhe qeveria), duke iu referuar edhe medieve perëndimore. Këto dy institucione, pra institucionet e qeverisë edhe të medias sipas gazetarit Frrok Çupi duhet të bashkëpunojnë për një interes të madh për njeriun, siç është e vërteta dhe fjala e lirë.

18:47
Ligji antishpifje, reagon OSBE: Kemi punuar me qeverinë Shqiptare deri në minutën e fundit

Ligji antishpifje në Shqipëri ka qenë një ndër temat më të nxehta në ditët e fundit. Qeveria ka prezantuar projekt-ligjin dhe pritet që të miratohet sëshpejti në parlament.

18:44
Frrok Çupi në Top Talk: Kam nxjerrë Sali Berishën jashtë nga RD. S’doja ndërhyrje!

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Frrok Çupi. Në studio u fol për projektligjin më të përfolur të momentit, për paketën “Antishpifje”.

18:35
Qeveria miraton rregulloret për kompensimin e punës jashtë orarit për Policinë e Kosovës dhe pagat në FSK

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 115-të, në të cilën ka miratuar vendimet për ndarjen e mjeteve për kompensimin e shtesave për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës që do të hyjë në zbatim bashkë me Ligjin e Pagave dhe Rregulloren për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

18:31
Shpërthim tek nënstacioni elektrik në Gjirokastër, shpërthejnë flakët

Një shpërthim i shoqëruar me flakë ka ndodhur në nënstacionin e vjetër të qytetit të Gjirokastrës.  Si pasojë është ndërprerë energjia elektrike për një pjesë të zonave rurale përreth qytetit.

18:30
Whirpool: “Ktheni makinat larëse Hotpoint e Indesit, mund të marrin zjarr”

Kompania amerikane e pajisjeve elektroshtëpiake, Whirpool, e cila zotëron edhe Hotpoint dhe Indesit, u ka kërkuar klientëve në Britani që të rikthejnë 519.000 makina larëse, pasi mund të kenë një defekt me mbylljen e derës që mund të çojë drejt marrjes flakë.

18:21
Trump në kundërshti me Kongresin: Masakra e Armenisë nuk ishte genocid

Presidenti Trump ka thënë se ai nuk i konsideron vrasjet masive të armenëve në 1915 si një genocid, duke kundërshtuar një votë unanime nga Senati amerikan.

18:14
Tirana pa drita për dy ditë, oraret dhe zonat

Në datën 18 dhe 19 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

18:13
Bashkia Lezhë dhe Kurbin, ja sa familje kanë marrë deri më tani bonusin e qirasë

Në qarkun e Lezhës deri më tani janë ngritur 379 çadra për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në të cilat janë strehuar 1393 banorë bën me dije Etjen Xhafaj.

18:00
Fjoralba Ponari: Ja pse nuk e shoh veten për shumë gjatë në ekran!

Moderatorja simpatike Fjoralba Ponari, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi më shumë detaje rreth “Jeho”, festivalit më të ri që do të nisë së shpejti transmetimin në Top Channel.

17:53
Efekti magjik i lëngut të Aloe Verës, për shëndetin e të gjithë organizmit

Bima e Aloe Verës është një nga kurat më të fuqishme që natyra ofron, sepse ajo arrin të mbrojë organizmin si nga jashtë edhe nga brenda. Nuk besohet të ketë njeri që nuk ka dëgjuar ose lexuar për përfitimet që vijnë nga lëngu i Aloe Verës, por kohët e fundit lëngu i bimës ka treguar mjaft vëmendje dhe popullaritet në mesin e njerëzve që kujdesen për shëndetin e tyre.

17:50
Euroambasadori: BE-ja nuk sheh nevojë për veting në gjyqësor

Euroambasadori Samuel Zhbogar për momentin nuk sheh nevojën për veting në gjyqësor.

17:41
Zidane: Mendojmë vetëm për fushën, i lumtur që luaj një tjetër klasike

Sytë të fiksuar në fushë. Është ky mesazhi i Zinedine Zidane në vigjilje të El Clasiccos më të politizuar të viteve të fundit. Mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Camp Nou” merr jetë një Barcelona-Real Madrid që ka në lojë lidershpipin e La Ligas, me të dyja skuadrat që aktualisht janë në të njëjtën kuotë pikësh në krye, por që është edhe i rrethuar nga frikëra të mëdha për shkak të protestave të paralajmëruara të separatistëve katalanë.

17:34
Macja që po bëhet “superstar” në internet

Një mace gjashtë vjeçare është bërë një “superstar” në internet, pasi i janë vendosur dy këmbë protetike pas një aksidenti të rëndë rrugor.

17:30
“Vajza e 500 trëndafilave” përlotet për të dashurin e ndjerë: I shkoj te varri, më kishte premtuar…

Modelja dhe aktorja Nertila Kapaj, e njohur gjerësisht nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave” ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e shumë komentuar nëpër media si edhe deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi.

17:26
Superjorja në mesjavë/ “Luftë” për kreun e kampionatit

Kategoria Superiore kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 16 që pritet të sjellin luftë për kreun, por edhe për ekipet që kërkojnë ti shpëtojnë rënies.

17:20
Këngëtari i njohur me 12 milionë paund pasuri, paguan veten me rrogë qesharake

Këngëtari i njohur Olly Murs është shprehur se ai i ka vendosur vetes një pagë 1000 pound në javë dhe se nuk është nga ata persona që e ekzagjeron në të shpenzuar.

17:20
Kosove/Mbi 40 për qind e qytetarëve mendojnë se taksa 100 për qind duhet të hiqet

Mbi 44 për qind prej tyre mendojnë se Qeveria e re duhet ta largojë taksën 100 për qind.

Kështu u tha nga të dhënat e analizës që e ka realizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë”.

17:18
Partizani humb një “yll”/ Jasir Asani transferohet në Suedi

Një vend titullar në derbi do të kishte qenë lamtumira ideale, por edhe pa prezencën në përballjen e stadiumit Air Albania, Jasir Asani do të mbetet në zemrat e tifozëve të Partizanit. Mesfushori teknik do ta vazhdojë karrierën që nga ky dimër, te skuadra e Aik Stokholmit në futbollin suedez.

17:01
Kosove/Tahirsylaj: Temperaturat në gjysmën e dytë të janarit mund të bien deri -20 gradë Celsius

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin tha se nga e premtja do të fillojnë reshjet e lehta të borës, ndërsa në gjysmën e dytë të janarit temperatura mund të janë deri në -20 gradë Celsius.

17:00
Mohojnë martesën, por CR7 dhe Georgina janë një familje!

Cristiano Ronaldo e mohoi menjëherë lajmin se ai dhe Georgina Rodriguez lidhën kurorë në një ceremoni sekrete martesore në Marok pak kohë më parë.

16:58
Prishtina me ajrin e piste. Ja sa ka shkuar ndotja ne ajer

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë jo e shëndetshme edhe në këto orë të mbrëmjes në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

16:58
Meta në Fushë-Mamurras dhe Laç: Me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë emergjence

Presidenti i Republikës,Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

16:56
Vetëvendosja po vjen edhe në Maqedoninë e Veriut?!

Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Në pranverë do të jenë lëvizjet e para të lëvizjes së Albin Kurtit, që tani ka ngritur strukturat e saj edhe në Shqipëri.

16:54
Maqedoni e Veriut/“Lufta ndaj plastikës”, Qeveria ndalon përdorimin e pjatave, lugëve dhe gotave të plastikës

Kryeministri, ministrat dhe gjykatësit kushtetues nuk do të hanë dhe pinë më nga ambalazhet plastike. Qeveria në seancën e djeshme në Kumanovë miratoi vendimin që të ndërpriten prokurimet me ambalazh të plastikës. Ndalesa i përfshinë edhe paketimet e sheqerit, lugëve për kafe dhe pije të tjera, pipat dhe kompletet për një përdorim. Vendimi vlen për të gjithë organet për të cilët është kompetente Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, e cila duhet ta shtrëngojë procedurën për prokurim me rregullat për menaxhimin e mbeturinave.

16:52
Veliaj feston 40-vjetorin me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

E ka kthyer në traditë që nga koha kur shërbente si Ministër i Çështjeve Sociale, por edhe këtë vit kryebashkiaku Veliaj zgjodhi që 40 vjetorin e lindjes së tij ta festojë së bashku me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.

16:49
Ndërhyrja e rëndë ndaj Gacinovic, portieri i Schalkes pezullohet 4 ndeshje

Schalke 04 mposhti Eintrachtin e Frankfurtit me rezultatin 1-0 të dielën në “Gelsenkirchen”, në një takim që do të mbahet mend gjatë për një ndërhyrje “horror” të portierit dhe kapitenit të vendasve Alexander Nubel.

16:49
Zaev: Jo veting, por pastrim të gjyqësorit

Pastrim në gjyqësor. Ky është termini i ri që e përdori kryeministri Zoran Zaev , pasi shefi i misionit të BE-së, Samuel Zhbogar porositi se nuk nevojitet veting tek gjykatësit dhe se gjyqësori nuk është edhe në gjendje shumë të keqe. Pas kësaj, kryeministri nga seanca qeveritare në Kumanovë tha se tani nuk është momenti për një proces të tillë.

16:48
Doktoresha kineze mahnit sërish

Juan Herong, një vajzë nga Kina që merret me “bodybuilding”, ka mijëra ndjekës në Instagram ku shpërndan fotot e trupit muskulor. Ata sapo u mahnitën nga fotot e fundit i personazhi i famshëm i lojës elektronike, Street Fighter, e quajtur Chun Li.

16:47
Inter – Vidal, këto janë zhvillimet e fundit

Inter nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Vidalin.

16:46
Erdogan: Turqia e detyruar të ndërhyjë në Siri përballë mungesës së ndihmave për refugjatët

Turqia ka qenë e detyruar të ndërhyjë ushtarakisht në Siri për shkak të pamjaftueshmërisë së ndihmave ndërkombëtare në mbështetje të refugjatëve sirianë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

16:44
Kosova rrezikohet nga zgjedhjet e reja, ja afatet ligjore nëse s’ka marrëveshje

​Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen bashkëqeverisëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndonëse kanë mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituive, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidentit. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja.

16:43
UNDP, BE dhe Komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Tabakut

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë nesër përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Tabakut.

16:42
Tek United janë optimistë për të nënshkruar me Haaland

Tek skuadra e Manchester United janë optimistë se mund të realizojnë një marrëveshje për Erling Haaland.

16:41
Kosove/E qëlloi burrin 11 herë me sëpatë, dënohet me 25 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

16:40
Zidane tregon se si do ta ndalin Messin

Zinedine Zidane është paraqitur para medieve para ndeshjes me Barcelonën.Të mërkurën Barcelona dhe Real Madrid takohen në ‘Camp Nou’, në përballjen El Clasico.​

16:36
Telushi: Jemi grup i fortë, duhet të shohim përpara

Në derbi mungoi për shkak të pezullimit, ndërsa sot Bruno Telushi ishte në krah të trajnerit të përkohshëm Reinaldo Kalari, në konferencën për shtyp para transfertës ndaj Teutës.

16:29
“Anti-shpifja”/ Rama: Projekti do të hyjë për miratim, pune e dakordësuar 100% me Vienën

Kryeministri Edi Rama thotë se projektligji për paketën anti shpifje do të hyjë për miratim nesër në kuvend.

16:25
Tërmeti/ Lihen në burg 9 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për nëntë të arrestuarit e prokurorisë për pasojat në humbjen e 23 jetëve njerëzore në tërmetin e 26 nëntorit.

16:23
Dënohet dëmtimi i varrezave ortodokse në Lipjan

Ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq, e ka dënuar dëmtimin e varrezave ortodokse në komunën e Lipjanit.

16:18
Rusia shpenzoi miliarda për këto stadiume të botërorit (FOTO)

Rusia shpenzoi pothuajse 2.8 miliardë dollarë për të përditësuar stadiume të ndryshme në të gjithë vendin, për botërorin 2018, si dhe rreth 8 miliardë për infrastrukturën, si riparime urash, stacionesh e aeroportesh.

15:57
Shtatzënë, e papunë, gruaja nisi një biznes të vogël që sot vlen 1 miliardë

Shtatzënë dhe me burrin pa punë, Kendra Scott duhej të gjente një mënyrë për të bërë parà.

15:51
Lampard për ndeshjen ndaj Bayernit: Mund të kualifikohemi tutje

Frenk Lampard ka folur për Ligën e Kampionëve, veçanërisht për ndeshjen ndaj Bayernit në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

15:50
Papa Françesku heq sekretin në rastet e pedofilisë në Kishë

Papa Françesku ka shfuqizuar rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e rasteve të abuzimit seksual, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

15:48
Pas formës së jashtëzakonshme, Milot Rashicës i rritet vlera në 35 milionë euro

Milot Rashica vlen miliona euro.

15:48
10 Familjet mbretërore më të pasura në Europë

Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Europë.

15:47
Mjekët gjermanë marrin gjysmë milion euro ryshfet

Policia në Hamburg ka nisur në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit një kontroll në ambientet e ‘Citoservis’ me dyshimin për mashtrim me ilaçe kundër kancerit.

15:46
Zidane: Le të mendojmë vetëm për gjërat që ndodhin në fushë

Zidane ka mbajtur konferencën para El Clasicos së nesërme.

15:45
Në Stamboll festohet Dita e Flamurit

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit.