Babë e bir të izoluar në Itali. Shqetësim, ankth për prindërit, dhe sfidat e emigrimit

28/03/2020 22:17

Një ditë në jetën në izolim në Itali të Indri Qytezës, aktorit që jeton në Romë, dhe babait te tij muzikantit Aleksandër Qyteza që jeton në Brescia, një nga zonat me te prekura nga Covid-19.

Situatë katastrofale në Brescia, dhe izolimi i zonës totalisht. Telefonatat e Indrit disa herë në ditë, ankthi, frika për prindërit. Shpresa për rinisjen e jetës normale sa me shpejt.

Historia e largimit nga Shqipëria. Emigrim jo i lehtë, me shumë përpjekje, dhe momente shumë të vështira që e kanë çuar afër braktisjes së muzikës Aleksander Qytezen. Projektet e sapo nisura, por te lëna pezull ne aktrim nga Indri Qyteza për shkak te pandemisë.

Top Channel