E mërkurë, 18 Dhjetor 2019
16:02
Dosja “Babale”, ja me sa vite burg dënohet Ervin Salianji/ Dënimet për 3 të akuzuarit e tjerë

Gjykata ka shpallur fajtor ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe e ka dënuar me 1 vit burg. Fredi Alizoti është dënuar me 2 vite burg dhe Albert Veliu, i njohur edhe me nofkën Babale, është dënuar me 3.5 vite burg.

15:44
Katastrofa la qindra mijëra të pastrehë, por të gjithë u strehuan

Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.

15:36
Kategoria Superiore, Kukësi fiton ndaj Vllaznisë 2-1

Kukësit fiton derbin e veriut të futbollit shqiptarë me Vllazninë 2-1, duke u shkëputur i vetëm në krye të Superligës.

15:33
Një fshat i tërë kthehet në hotel

Një fshat i vogël malor, i mbuluar nga gjelbërimi, ka ndërtesa që kanë mbetur të paprekura për shekuj të tërë, por rrezikonte të kthehej në fshat-fantazmë.

15:32
Aksident në Shkodër/ Përfundon në kanal, humb jetën motoçiklisti (EMRI)

Një aksident i rëndë sapo është regjistruar në aksin Shkodër-Muriqan.

15:30
Koncert për të prekurit nga tërmeti/ Shkëlzen Doli bashkë me anëtarët e filarmonisë së Vienës

Violinisti Shkëlzen Doli do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit.

15:26
Nxënësit dhurojnë/ Fëmijët i përgjigjen thirrjes për të dhuruar për të prekurit nga tërmeti

Pjesë e solidaritetit për të ndihmuar për të dëmtuarit e tërmetit të 26-nëntorit janë bërë edhe nxënësit e shkollave të Tiranës, qindra nxënës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, për të dhuruar një pjesë të lodrave, apo mjeteve mësimore për fëmijët e Durrësit, Thumanës, Laçit dhe Lëzhës.

15:24
Audicionet e Top Talent/ Të shtunën në studiot e Top Channel

Ditën e shtunë në orën 10:00 në studiot e Top Channel do të zhvillohen audicionet e fundit me aplikuesit e sezonit të tretë të Top Talent.

15:23
Një planet merr emrin Arbër, ndërsa një yll pagëzohet Illyrian

Një planet në galaktikë do të ketë emrin ARBËR, ndërsa një yll në Yllësi do të ketë emrin ILLYRIAN.

15:06
“El Clasico”, erdhi dita/ Sfida për kreun, përballja mes Barcës dhe Realit

Erdhi më në fund dita e El Clasicos së Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Supersfida e futbollit spanjoll dhe atij botëror ishte parashikuar të zhvillohej në 26 tetor, por u shty për shkak të tensioneve të forta të shpërthyera në atë moment në Katalonjë.

15:01
Financave u mungojnë 116 mln euro/ Rënia e të ardhurave, vetëm në nëntor, 53 milionë euro më pak

Treguesit e financave të shtetit u përkeqësuan më tej në nëntor teksa qeveria mblodhi në buxhet 53 milionë euro të ardhura më pak se sa plani i parashikuar i muajit.

14:59
“Janë shmangur nga prokuroria”/ Çështja Babale, Salianji kërkon të rishihen provat

Sot është mbajtur seanca gjyqësore e radhës sa i takon ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe çështjes “Babale”. Teksa Prokuroria kërkon dënimin me 1.6 vite burg të Salianjit, avokati i tij, Ledio Braho ka kërkuar që Salianji të shpallet i pafajshëm.

14:50
Fotot/ Ja si mbron Rama “anti-shpifjen” në parlament

Kryeministri Edi Rama ka folur sot me tone të ashpra për të gjithë ata që janë kundër paketës “anti-shpifje”.

14:41
Konferenca në Kosovë, kërkohet rifillim i dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ndërprerë nga taksa. por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.

14:35
Kosova ende në paqartësi, nuk ka “tym të bardhë” për qeverinë

Nuk do të ketë më takime mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës deri pas këshillit të përgjithshëm të LDK-së.

14:28
Nga tenore në soprano! Këngëtarja trans që po shkëlqen

Nga tenore në soprano, kjo këngëtare trans po shkëlqen në Argjentinë.

14:20
Hetimi kundër Trump, votimi në dhomën e përfaqësuesve

Demokratët kanë përcaktuar tashmë agjendën për votimin mbi vënien nën akuzë të Donald Trump.

14:19
Meta nuk harron Dvoranin, publikon spotin e dytë “përvëlues”: Ja manipulimet e “prestigjatorit”

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot spotin e dytë lidhur me akuzat që ai i drejton kreut të KED, Ardian Dvorani.

14:17
Gjermania në nevojë urgjente për fuqi punëtore

Katër vitet e fundit, në Gjermani, janë punësuar 430 mijë refugjatë. Ndër ta, më shumë se 40 mijë, kanë përfunduar kurse profesionale.

14:13
I dënuar me 25 vite burg, deportohet nga SHBA 34-vjeçari i rrezikshëm (video-emri)

Një operacion i përbashkët mes Interpol Tirana dhe DSS-OCI bëri deportimin nga SHBA-ja i një shqiptari të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri.

14:12
Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë e banorëve

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, i cili shënoi disa viktima në Durrës dhe Thumanë, vuri në dukje rrezikun që sjellin mijëra depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve të vjetra në Tiranë.

14:00
Kupa e Ligës në Angli/ Eliminohet Liverpool nga Aston Villa

Liverpool i thotë lamtumirën Kupës së Ligës pasi u eliminua në çerekfinale të kompeticionit pasi u mposht nga Aston Villa me rezultatin e thellë 5-0. Skuadra e The Reds është në një situatë të paprecedentë teksa për shkak të kalendarit të ngjeshur u desh të ndahej në 2 skuadra.

14:00
Botërori i klubeve/ Flamengo, ekipi i parë finalist

Flamengo është skuadra e parë finaliste e botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Katar. Skuadra braziliane, kampione e Copa Libertadores, mundi jo pa vështirësi në gjysmëfinale Al Hilal ku aktivizohet edhe italiani Sebastian Giovinco që kishte një lloj minisfide brenda kësaj sfide me Gabigol.

13:56
Disfata e laburistëve, Tony Blair sulmon Corbyn

Tony Blair ka dhënë sot opinionin e tij mbi lidershipin që ai e quan “komik” të Jeremy Corbyn dhe i cilësoi laburistët si një “kult”, ndërkohë që më në fund edhe pranoi humbjen për sa i takon Brexit-it.

13:55
Rikthehet “Cats”/ Filmi u shfaq premierë në New York

Taylor Swift, Idris Elba, Jennifer Hudson dhe yje të tjera të Hollivudit, kanë marrë pjesë në premierën botërore të filmit Cats, në Alice Tully Hall, në Nju Jork.

13:47
Erdogan: Forcat botërore nuk kanë mbështetur ende “zonën e sigurt”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se fuqitë botërore nuk e kanë mbështetur ende “zonën e tij të sigurt” në veri të Sirisë, ku ai planifikon të vendosë një milion refugjatë sirianë.

13:47
Kurti: Thaçi dhe Veseli duhet të dënohen për shpifje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme kanë dhënë dëshmitë e tyre para Prokurorisë Themelore të Prishtinës për kallëzimin penal që këta të dy kanë ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

13:45
Kompozitorja e parë – Një grua kompozon për operën e Vienës

Gruaja e parë që kompozon për Operan e Vjenës, austriakia Olga Neuwirth, thotë se shpreson të sfidojë normat tradicionale me një punë që synon të shkundë instritucionin duke lartësuar fluiditetin e gjinive dhe identitetet muzikore.

13:44
Liverpuli pësoi 5:0, Neil Critchley: Ishim fantastik!

Skuadra e Liverpulit pësoi mbrëmë humbje të thellë si mysafir nga Aston Villa në çerekfinalen e Kupës së Ligës.

13:43
Thyhet rekordi i Bundesligës

Rekordi i Bundesligës i vitit 1968 u thye në ndeshjen Borussia Dortmund dhe Leipzig (3: 3).

13:42
BE aprovon 194 milionë euro grante për Ballkanin Perëndimor

Bordi Drejtues i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka aprovuar një grant prej 194 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe donatorë dypalësh për projekte të reja në fushën e infrastrukturës digjitale, mjedisit, transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

13:41
Veseli: ‘Syri i Popullit’u aktivizua për ta fshehur dështimin për ndërtimin e koalicionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot për veprimet e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe nënkryetarit Glauk Konjufcës, të cilët kanë bërë kallëzim penal ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me rastin “Syri i Popullit”.

13:40
Zjarr në “Hell’s Kitchen Albania”! Zjarrfikësit shpëtojnë konkurrentët që ishin në gjumë

Një zjarrfikëse ka ardhur me shpejtësi e alarm, që në orët e para të mëngjesit, sapo u sinjalizuan se kish rënë zjarr në ambjentet e “Hell’s Kitchen Albania”, ndërtuar në Studion Nova, në Top Channel.

13:38
Minishengeni/ Hashim Thaçi refuzon ftesën e kryeministrit Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

13:30
Kafeneja antikorrupsion/ Të pish kafe mes portreteve të të ndëshkuarve

Në një kafene origjinale, në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, njerëzit mund të pinë makiato me portretin e një ish shefi doganash, të shkarkuar nga detyra.

13:28
Maqedonia e Veriut e treta në botë për papunësinë e të rinjve

Gazeta angleze “The Economist” ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë.

13:25
Orkestra e Parisit në grevë, kundër reformës së pensioneve

Orkestra e Operas së Parisit, bën një performancë të rrallë para se edhe ajo ti bashkohet protestës kundër reformës së pensioneve. Muzikantët e operas së Parisit kanë performuar në shkallët e operas Bastijë, në Paris, para se ti bashkoheshin protestuesve.

13:22
“Kapërcim epokal”/ Tërmeti, Rama: Thumana e nesërme s’do ngjajë me Thumanën para 26 nëntorit

Krahas komenteve të tij mbi miratimin e ligjit të paketës anti-shpifje si dhe replikave me Rudina Hajdarin, kryeministri Rama foli edhe sa i takon çështjes së përballimit të situatës emergjente në vend si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit si dhe procesit të rindërtimit.

13:19
Privatizimi i tokave shtetërore/ Kërkesa bëhet në Ministrinë e Financave

Tokat në pronësi shtetërore mund të kalojnë në duart e kompanive private ose zhvilluesit e tjerë private që kanë investuar pranë tyre apo që do të investojnë. Vendimi i qeverisë që përcakton skemën se si do të funksionojë ky proces,ka hyrë në fuqi.

13:19
Funksionimi i Gjykatave të Posaçme për gjykimin e korrupsionit, nis mbledhja e KLGJ

Ka nisur mbledhja e KLGJ-së, ku do të vendoset fillimi i funksionimit të Gjykatave të Posaçme për gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

13:11
“Si organizatat e Mero Bazes”/ Rama: U penguam për një ligj të ashpër si në Gjermani

Përgjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri i vendit, Edi Rama përmendi fillimisht legjislacionin e ashpër të vendeve anëtare të BE-së ndaj lajmeve të rreme dhe shpifjeve.

13:09
Rama e sfidoi live/ Hajdari: Më jep një javë kohë, do vi me propozime konkrete

Pasi kryeministri Edi Rama i tha në parlament Rudina Hajdarit se ajo e ka lexuar paketën për ligjin antishpifje dhe se nuk ka asnjë ide konkrete, kjo e fundit ka reaguar menjëherë.

12:57
Rama sfidon Rudina Hajdarin: Hajde këtu, tani, nëse ke ide. Nuk ia ke haberin paketës

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën menjëherë pas Rudina Hajdarit.

12:51
“Për autoambulancën që duhet të marrë nënën time”…Rama shprehet prerazi: Ligji anti-shpifje kalon sot pa asnjë diskutim!

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama është shprehur tepër i prerë se ligji i paketës anti-shpifje do të miratohet sot në Kuvend. Rama u ndal gjerë e gjatë te ajo së cilës iu referua si tema artificialisht e nxehur e ditës.

12:50
Mat – Qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohet një 19-vjeçar

Policia e Matit ka vënë nën pranga një 19 vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi qëlluan me armë zjarri, tip kallashnikov, në ajër.

12:45
Legjenda e Babadimrit: Si lindi historia e gjyshit që ndan dhurata

Regjistrimet e para të këtij shenjtori, peshkopi dhe mirëbërësi me origjinë nga Azia e Vogël, datojnë nga shekulli 4 pas Krishtit.

12:44
Kurti: Të presim nëse LDK do t’i betonojë qëndrimet apo do të arrihet marrëveshja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk duhet të ketë takime me liderin e LDK-së, Isa Mustafa derisa LDK e ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm

12:44
“Antishpifja”/ Hajdari: Çfarë do u thoni ndërkombëtarëve? Ja pse më ka ngelur hatri me Metën

“Kjo paketë nuk mund të miratohet, se Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, çfarë do iu thoni ju ndërkombëtarëve. Ndërkohë që ata ju kanë thënë të mos vazhdoni me këtë paketë”, kështu tha Rudina Hajdari në parlament ku edhe mazhoranca kërkon të kalojë paketën anti-shpifje.

12:40
Festë në Bulqizë/ Ndizen dritat e pemës dhe ndryshon dekori

Qyteti i Bulqizës edhe pse në temperature të ftohta ka marrë një tjetër pamje të veçantë me një dekor ndryshe për festa.

12:39
Gjelat e Peqinit/ Në Bishqem ku fermerët nuk vuajnë për t’i shitur

Xhevat Mani nga fshati Bishqem i Peqinit çdo vit rrit rreth 80-100 gjela deti. Së bashku me familjen kujdesen për rritjen e gjelit të detit, i cili edhe pse kërkon shumë mundim, mbetet traditë e kësaj zone.

12:37
“Vajzën tonë e bënë dashnore të ministrit”/ Paketa anti-shpifje, Rama me tone të ashpra ndaj Zhejit, Vasilit dhe Markut

Teksa përpara Kuvendit po mbahet një protestë e heshtur nga gazetarët kundër miratimit të projektligjeve mbi paketën anti-shpifje, Edi Rama ka reaguar me emra konkretë sa i takon shpifjeve të shumta, të adresuara sipas kryeministrit ndaj vetë atij, familjes apo personave të tjera.

12:21
Plazhi që nuk është më, deti “përpin” bregun në fshatin Poro

Plazhi i fshatit Poro të njësisë administrative Novoselë nuk është më.

12:20
Njëmbëdhjetë aktoret e guximshme që sakrifikuan bukurinë e tyre për një rol në film

Aktoret me të vërtetë të talentuara mund të marrin përsipër role të ndryshme, përfshirë ato ku duhet të shndërrohen në femra me të vërtetë jo tërheqëse.

12:18
Pyjet e Gjirokastrës/ Emergjencë për të shtuar sipërfaqet

Shpati i kodrës nën lagjen Cfakë, sipas banorëve historikisht ka shfaqur probleme serioze me rrëshqitjet.

12:15
Zvicra e përzë babain e 5 fëmijëve për në Kosovë, familja mbetet atje

Një shtetas i Kosovës me qëndrim në Kantonin St.Gallen, baba i pesë fëmijëve, me vendimin e Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën. Gruaja dhe fëmijët e tij kanë pasaportat zvicerane, ndërsa ai jo, shkruan sda.ch.

12:15
Has, i moshuari gjendet në një përrua pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme, në lagjen Pla i Patës në Has, ku një i moshuar është gjendur i vdekur në një përrua.

12:14
Koreja e Jugut dhe SHBA nuk arrijnë marrëveshje për koston e trupave amerikane

Koreja Jugore dhe SHBA nuk arritën të arrijnë një marrëveshje për kontributin financiar të Seulit për koston e qëndrimit të rreth 28.500 trupave amerikane në vend në fund të dy ditëve të negociatave, e fundit para se të skadojë marrëveshja ekzistuese më 31 dhjetor.

12:13
Shoferit nga Suhareka ia marrin veturën persona të panjohur

Policia njofton se në fshatin Shirokë të Suharekës një person ka informuar se derisa ishte në një lokal kanë ardhur katër persona të panjohur dhe ia kanë marrë çelësat e veturës e më pas janë larguar me veturë të ankuesit.

12:11
Kurti: Të shohim për çfarë është thirrur mbledhja e Këshillit të LDK-së, unë jam i gatshëm për kryeministër

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se sot do të shihet se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së a do t’i betonojë qëndrimet e deritanishme, apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

12:09
Klubi i Prodhuesve: Shqipëria të rindërtohet me produkte Made in Kosova dhe Made in Albania

Klubi i Prodhuesve të Kosovës u bënë thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjitha organizatave humanitare që janë duke ndihmuar në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të rrënuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri që të gjitha materialet ndërtimore dhe ndihmat tjera të jenë produkte Made in Kosova dhe Made in Shqipëria.

12:07
Zhduket një vajzë nga Ferizaj

Policia në Ferizaj njofton se një burrë i komunitetit ashkali ka raportuar se vajza e tij me aftësia të kufizuara është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

12:06
Parkim i gabuar/ Policia masa administrative për 840 mjete

Policia Rrugore e Tiranës krahas masave të shtuara në rrugët dhe zonat problematike, duke konsideruar ngarkesën e trafikut dhe shtimin e mjeteve në prag të festave të fundvitit, ka vijuar kontrollet për parkimet e gabuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

11:58
Ervin Kondili në garë për kreun e SPAK: Opinioni publik pret rezultate konkrete

Ervin Kondili është kandidati i tretë dhe i fundit që garon për kreun e SPAK. Në KLP ka nisur intervistimi i tij pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

11:57
Si duket Kida në xhirimet e klipit të ri (Fotot)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

11:50
Marrëveshja për koalicion, Kurti pret mbledhjen e LDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion.

11:44
Vlorë/ Policia arreston 5 persona, tre prej të cilëve ishin në kërkim

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve në kërkim si dhe arrestimin në flagrancë të dy personave të tjerë.

11:35
“Djali im duket si ju, ai mund të jetë fëmija juaj i dashurisë!”: Boris Johnson mbetet i humbur nga fjalët e një gruaje, teksa i tregon një foto në telefonin e saj

Shikuesit e BBC mbetën të habitur kur një dokumentar i ri rreth Brexit kapi një grua duke i thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se “djali i saj mund të ishte fëmija i tij i dashurisë”.

11:30
Ministri Endrit Shala sulmon fizikisht gazetarin, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadani, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

11:29
Cakaj në Gjenevë: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviçit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Global për Refugjatët.

11:28
Turma së cilës po i fliste, brenda pak minutash u kthye kundër tij – si erdhi deri te vrasja e Nikolae Çausheskut për Krishtlindje dhe fjalët e fundit të tij

Tridhjetë vjet më parë, më 21 dhjetor, diktatori rumun Nikolae Çaushesku organizoi një tubim masiv si shfaqje e autoritetit të tij.

11:26
Shenjat që paralajmërojnë nivelin e lartë të sheqerit në gjak!

Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

11:24
Prishtinasi rrah prindërit

Policia ka arrestuar një person të dyshuar , i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, të cilët nuk kishin pësuar lëndime.

11:23
Greqi – Zbulohen varret mbretërore të epokës së bronzit

Në Greqi janë zbuluar nga arkeologët artefakte dhe bizhuteri, që janë më të vjetra se 3 mijë vjet.

11:23
Dëbohen nga Turqia, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës njofton se dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar.

11:22
Vidhte çanta të femrave, arrestohet ferizajasi

Policia e Kosovës raporton se dje në Ferizaj në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti ditë më parë kishte vjedhur dy çanta nga dy femra.

11:20
Gjen bombë në xhamin e veturës

Policia raporton se në Ferizaj një person ka raportuar se kur ka hyrë në veturën e tij ka vërejtur se në parafango (te fshesat) kishte vërejtur një bombë dore.

11:17
“Të lidhur” me shall të zi! Gazetarët protestojnë para Kuvendit kundër paketës anti-shpifje

Teksa parlamenti pritet të miratojë ditën e sotme projektligjet e paketës anti-shpifje, gazetarët kanë nisur protestën e tyre përpara kuvendit.

11:11
Dialogu Kosovë-Serbi nuk është ndalur për shkak të taksës

Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.

11:10
Top Channel dhe Digitalb nga 19 Dhjetori transmetim HD në Gjirokastër. Ja harta e zonave

Top Media ka përgatitur një dhuratë për banorët e Gjirokastrës dhe 16 fshatrave që përfshijnë edhe zonën e Dropullit.

11:10
Gattuso dëshiron Rodriguezin tek Napoli

Rodriguez gjithnjë e më larg Milanit.

11:08
Njësitë e ekzekutimit dhe vrasjet politike në Bjellorusi

Para 20 vitesh në Minsk u zhdukën pa lënë gjurmë tre politikanë të opozitës dhe ish-ministri i Brendshëm Sacharenko. Një dëshmitar i mbrojtur, ish-pjesëtar i njësive speciale të ekzekutimit do të zbardhë të vërtetën.

11:06
Paketa anti-shpifje/ Protestë e heshtur para Kuvendit, Abilekaj: Ata që kanë bindjen se do flasin, do flasin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, teksa parlamenti pritet të miratojë ditën e sotme projektligjet e paketës anti-shpifje, gazetarët kanë nisur protestën e tyre përpara kuvendit. Gjatë një lidhjeje direkte me gazetaren e Top Channel-it, Elda Menga, Enton Abilekaj, drejtuesi i Dosja.al u shpreh se kjo protestë është e heshtur dhe simbolike, çka nënkupton mbylljen e gojës.

11:05
Kreu i KLP mesazh live: Po i japim Shqipërisë drejtuesin e SPAK, dhe na duhet të shohim orën

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ndërkohë që po zhvillohet mbledhja për garën e kreut të SPAK, është detyruar t’i ndërpresë fjalën kandidatit të dytë që po intervistohet, Arben Krajës, pasi koha nuk premton.

11:04
Wanda Nara: S’bëj seks me Mauron para ndeshjeve

Sa herë ajo flet, përbën lajm. Në një intervistë për mediet italiane, Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardin, thumboi sërish Interin:

10:59
Ditmir Bushati kundërshton projektligjin për portalet

Ditmir Bushati vijon të bëjë opozitën brenda maxhorancës të kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist përpara nisjes së seancës plenare ish shefi diplomacisë shqiptare ka ngritur shqetësimin për ndryshimet në ligjin e medias qe synojnë rregullimin e portaleve qe operojnë ne ilegalitet.

10:56
Gara për kreun e SPAK/ Arben Kraja shpalos arsyet pse duhet të jetë drejtuesi: Do jem agresiv

Pas Altin Dumanit, i ka ardhur radha Arben Krajës që të intervistohet nga SPAK për garën e drejtuesit të SPAK. 

10:49
Australi/ Shënohet dita më e nxehtë në histori

Australia të martën ka përjetuar ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend dhe pranverën më të rrezikshme sa i përket zjarreve në natyrë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Meteorologjisë.

10:48
Këshilli i Diasporës, Meta: Të bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët të ndihen krenarë për identitetin e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku ishin të pranishëm gjithashtu Kryeministri Rama, ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.

10:41
Albin Kurti mbërrin në Prokurori, dëshmon kundër Thaçit dhe Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për t’u intervistuar rreth kallëzimit penal që ka bërë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

10:38
Nesë dështon Ibra, Milan synon sulmuesin e Real Madridit

Milan është në kërkim të një qendër-sulmuesi tash e një kohë të gjatë.

10:35
Listës së mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Turqisë i shtohet edhe Qiproja

Turqia ka paralajmëruar se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara në drejtim të heqjes së embargos disa vjeçare të armëve ndaj Qipros, do të shënonin një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

10:26
Këshilli i Diasporës/ Rama në tryezë me Metën: Brenda janarit, fatura paraprake e dëmeve nga tërmeti

Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës, një takim ky që ka bërë bashkë, në një tavolinë të vetme presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama.

10:14
Atletico Madrid synon kapitenin e Milanit

Klubi madrilen është duke punuar ta përforcojë repartin e mbrojtës.

09:48
FFK të premten shpall futbollistin më të mirë të vitit

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” këtë të premte (më 20 dhjetor) në hotel “Emerald” në orën 17:00.

09:42
“Drejtuesi i SPAK”/ Altin Dumani shpalos vizionin: Të gjithë do ndëshkohen pavarësisht postit që kanë

Ka nisur mbledhja për përzgjedhjen e kreut të SPAK, ku po zhvillohet intervista e parë në KLP.

09:42
Haradinaj kujton komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli” të UÇK-së, Lulzim Morina i njohur si Komandant Luli.

09:34
I dënuar për vrasje, kapet 31-vjeçari i shumë kërkuar (emri-video)

Policia në Kukës ka kapur një person në Kukës i dënuar për vrasje.

09:30
Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e parë të këtij sezoni.

09:26
Tërmeti nuk kurseu as Kryeministrinë, dalin pamjet

As godina e Kryeministrisë nuk i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

09:17
Po i çonte heroinë vëllait në burg, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke futur heroinë në burg.