Manastirliu: Do t’ja dalim, por luftën e fitojmë vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve

29/03/2020 15:25

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një video komunikimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë në zbatimin rigoroz të rregullave të higjenës dhe distancimit social në kuadër të masave kundër përhapjes së CoVid-19.

Manastirliu është shprehur se pavarësisht çdo përpjekje të mjekëve dhe policisë, kjo luftë nuk do të mund të fitohet nëse nuk do të ketë mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët.

“As testimet dhe mjetet mbrojtëse dhe as strukturat e reja spitalore, as puna e palodhur nuk do të mjaftonin pa bashkëpunimit tuaj. Mos kujtoni se do ja dalim me pak të sëmurë dhe me pak dëme se vendet e tjera. Nëse ja dalim kjo do të ndodh po u zbatua pakti që i kemi bërë njëri tjetrit. Shërbimi me mjekët dhe mbajtja me informim për çdo zhvillim ndërsa ju të zbatoni masat e higjenës dhe distancimi. Kjo është e vetmja rrugë. Do t’ja dalim.” tha Manastirliu.

Top Channel