I izoluar dhe me pasojat e tërmetit/ Familja në Baldushk pa shtëpi dhe në varfëri ekstreme

29/03/2020 21:45

Një lum ankesash është derdhur këto ditë, për  fashooraret e reja të lëvizjes, radhët nëpër supermarkete  dhe morinë e problemeve në këto ditë lufte me Covid 19.  

E ndërsa në kryeqytet dhe qytete të tjera këto janë temë e përditshme bisede, jo shumë larg Tiranës në Baldushk është ana tjetër e medaljes.

Si të mbijetosh këto kohë të vështira.

Arben Stafës krahas shqetësimit se ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti 26 Nëntorit, dhe i papunë i  duhet të përballet me varfërinë ekstreme për të ushqyer nënën, gruan, dhe dy fëmijët.

Flora bashkëshortja e Arbenit, tregon për sakrificën në përballimin e jetesës së përditshme dhe ka vetëm një kërkesë.

Arben Stafa marr 38 mije lekë ndihmë sociale, vjehrra merr 100 mije lekë i do për ilaçe….

Flora: Mbledh barishte ia jap motrës ti shesë, nuk dua asgjë tjetër veçse të më ndihmojnë me shtëpi.

Teksa bisedojmë me Arbenin dhe Florën dy fëmijët e tyre Mateo dhe Natalia, qëndrojnë të strukur në çadër me libra në dorë, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë që renden rrugëve pse jo indiferencë ndaj rrezikut të kësaj pandemie.

Nënë Hamideja është 77 vjeçe. Tregon se asnjëherë si në këto kohë nuk e ka parë veten kaq në vështirësi.

Se çfarë do të ndodhë për të dhe familjen e saj, në vazhdim ajo ka shpresë por jo në tokë.

Top Channel