CoVid-19/ Bulqiza i përgjigjet izolimit, në terren vetëm policia

29/03/2020 12:12

Bulqizë- Thirrjes për të mos lëvizur nga shtëpia për shkak të situatës së koronavirus i janë përgjigjur sot banorët e qytetit të Bulqizës.

Siç shihet edhe nga pamjet të vetmit në qarkullim janë punonjësit e policisë lokale të Bulqizës të cilët po monitorojnë situatën në të gjithë rrethin e Bulqizës.

Ndërkohë burime nga policia lokale e Bulqizës bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë gjobitur 7 lokale të cilët zhvillonin aktivitet fshehtas, 45 persona të cilët kishin thyer rregullin e orarit dhe 9 persona të cilët lëviznin me automjete duke thyer rregullat e lëvizjes pa u pajisur me lejen e policisë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel