“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale 02/06 20:07
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, njoftoi se është shëruar nga sëmundja Covid-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri.
“Ndihem shumë më mirë”, shkroi Sophie Gregoire Trudeau, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo tha se ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e Kryeministrit njoftoi më 12 mars se ajo ishte prekur me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë, pas kthimit nga një udhëtim në Londër.
Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qëndruar në izolim prej asaj kohe.
Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale