Përputhen/ Ina i thotë më në fund “të dua”, do dëshiroja ta puthja por Koronavirusi…

29/03/2020 17:00

Kur kemi rreth gjashtë muaj që rubrika “Përputhen” në emisionin “E Diell” ka nisur, duket se mes konkurrentëve është krijuar një çift. Bëhet fjalë për Gerin dhe Inën, çift që publiku e dëshiron së tepërmi që t’i shohë sëbashku.

Madje fansat kanë krijuar në rrjete sociale dhe hashtagun #InaGer, për të shprehur në këtë mënyrë pëlqimin ndaj tyre. Mirëpo, referuar komenteve të publikut, produksioni kishte krijuar tre çifte në përputhen dhe një ndër to ishte dhe Ina me Gerin. Me anë të disa pyetjeve, do të zbulohej se sa personazhet e përzgjedhura e njihnin njëri-tjetrin.

Geri iu përgjigj të gjithave pyetjeve për Inën saktë, duke surprizuar kështu ndjekësit, por jo Inën, e cila u shpreh se i priste këto përgjigje. Por pas kësaj, Ina bëri deklaratën e bujshme, i tha Gerit “Të dua”, duke shtuar se edhe Geri e dinë këtë gjë dhe nëse s’do të ishte kjo situatë e krijuar nga virusi korona, do t’i dhuronte një të puthur. Nga krahu tjetër Geri ju përgjigj me humor që le të më zë virusi por dua të jem pranë teje.

Ina: Geri më dëgjon. Të dua shumë.

Geri: Edhe unë.

Ina: Jam e mbyllur nuk flas më.

Nevina: Më shumë se kaq nuk mund të flasësh ti tani.

Ina: Dëshiroja me thënë diçka në asosacion me “Përthithen” që e bëj tek “Portokallia”, po mendoja kur të shkoj do t’i them Nevinës do të them diçka dhe ke për ta mbajtur mend. As tërmet, as virus, as bombë atomike nuk e mbaron përputhen.

Nevina: Megjithatë duket se shumë e fortë është edhe marrëdhënia jote me Gerin.

Ina: Shumë, shumë. Ai më njeh shumë mirë dhe më respekton shumë. Edhe unë e kam lënë që të më njohë dhe jam shumë e lumtur për atë që atë kam unë me Gerin.

Nevina: Kjo të dua shumë tani si ishte?

Ina: Është të dua shumë dhe ! në fund.

Nevina: Shkon drejt dashurisë apo të kam xhan shumë e madhe.

Ina: Jo është të dua shumë nuk është të kam xhan. Edhe ai e din që e dua jam shumë e sigurt.

Nevina: Çfarë do të bëjë nëse do ta kishe Gerin këtu.

Ina: Tani që është koronavirusi do të dëshiroja ta puthja. Meqë janë ndaluar këto një metër distancë, tani më ka hipur dëshira për të puthur Gerin. Femrat janë shumë të çuditshme.

Geri: Më prit aty se erdha. O Nevina unë jam i gatshëm që të marr çfarëdo lloj virusi vetëm të jem me Inën tani.

Top Channel