“Babai u godit nga skleroza”! Fatos Qerimaj në lot, rrëfen vitet e fundit të mjeshtrit të violinës
Rilind Alimani ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e Luan Topi”, me Erjona Rusin ku foli për rrugëtimin e tij në muzikë, vështirësitë e fillimeve dhe historitë personale.
Këngëtari tregoi se në hapat e parë të karrierës nuk pasur vetëbesim.
“Në fillimet e mia, vetëbesimi im ka qenë zero. Kam pasur mungesë vlerësimi nga kolegët”, rrëfeu Alimani.
Një prej momenteve më personale të intervistës ishte rrëfimi për këngën “Edhe Malet”, për të cilën ai konfirmoi se i dedikohet lidhjes së tij me ish-partneren, Erdorisën. Rilindi zbuloi se kënga është krijuar në një periudhë të rëndësishme të jetës së tyre.
“Kënga ‘Edhe Malet’ është fryt i një lidhjeje që ka përfunduar”, u shpreh ai.
Për herë të parë, këngëtari foli hapur edhe për ndarjen nga Erdorsia, pas dy vitesh lidhje. Ai theksoi se marrëdhënia ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe me respekt.
“Me shumë respekt jemi ndarë, i uroj gjithë të mirat”, tha Rilindi.
Ai zbuloi gjithashtu se marrëdhënia kishte qenë serioze dhe se çifti kishte menduar për martesë, por raporti i tyre nuk funksionoi.
“Me Erdorisën kishim plane për martesë”, rrëfeu këngëtari.
Rilind Alimani tregoi se sot e konsideron veten të shëruar nga ajo lidhje, duke theksuar se ndonëse historia ka përfunduar, ai ruan respekt për ish-partneren e tij dhe për atë që kanë përjetuar së bashku.
Top Channel