FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan elegant 6 mijë dollarësh

25/09/2026 17:11

Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për presidentin kinez Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan.

44-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë blu të hapur, pa mëngë dhe me detaje kristalesh, i cili kushton rreth 6 mijë dollarë dhe është krijim i stilistit Georges Hobeika. Fustani kishte një bust të strukturuar, detaje të qëndisura dhe motive florale, të kombinuara me elemente dekorative me kristale.

Vajza e presidentit Donald Trump, e kompletoi pamjen me grim të theksuar rreth syve dhe flokët bionde të mbledhura në njërën anë. Në mbrëmjen gala ajo shoqërohej nga vajza e saj 15-vjeçare, Arabella, e cila u shfaq me një fustan të zi elegant.

Ivanka kishte marrë pjesë edhe më herët gjatë ditës në ceremoninë zyrtare të pritjes së presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij. Për këtë rast, ajo zgjodhi një tjetër veshje blu, të kombinuar me një xhaketë me detaje të bardha florale dhe vathë me perla.

Darka me veshje zyrtare u zhvillua në East Room të Shtëpisë së Bardhë, ku Donald Trump dhe Xi Jinping mbajtën edhe fjalime. Eventi ishte ndër mbrëmjet më të rëndësishme dhe më të kuruara të administratës amerikane, në një takim që vjen në sfondin e marrëdhënieve komplekse mes SHBA-së dhe Kinës.

Top Channel