FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan elegant 6 mijë dollarësh
Aktorja e famshme, Dakota Johnson, ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit “Verity” në Londër, ku u shfaq me një fustan të bardhë transparent me dantella dhe të brendshme të zeza.
36-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq të “Curzon Mayfair”, në qendër të Londrës, të enjten mbrëma, më 24 shtator. Johnson kishte zgjedhur një krijim të bardhë nga Collen Allen, ndërsa pozoi para fotografëve së bashku me bashkëprotagonistin Josh Hartnett.
Pamjen e saj, Dakota e kompletoi me sandale të zeza me taka të larta dhe aksesorë minimalistë. Flokët i kishte lënë të lirshme, të stiluar në onde që i binin mbi supe. Në event mungoi Anne Hathaway, e cila është gjithashtu pjesë e kastit të filmit.
“Verity” bazohet në romanin me të njëjtin titull dhe sjell në qendër Verity Crawford, një autore bestseller e cila mbetet e paaftë pas një aksidenti misterioz. Rolin e saj e interpreton Anne Hathaway.
Dakota Johnson luan Lowen Ashley, një shkrimtare e angazhuar për të përfunduar librat e mbetur të serisë së suksesshme të Verity-t. Ndërsa Josh Hartnett interpreton Jeremy Crawford, bashkëshortin e Verity-t.
Filmi është drejtuar nga Michael Showalter dhe pritet të shfaqet në kinema më 2 tetor.

Top Channel