Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE
Kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar qytetarëve gjermanë në një komunikim online nga karantina e saj në shtëpi.
Ajo shprehet se deri tani nuk dihet se kur do përfundojë izolimi por ajo shprehet se shifrat e deritanishme nuk i japin arsye Gjermanisë për të lehtësuar masat.
Merkel tha se shifrat e të prekurve në Gjermani dyfishohen çdo 5 ditë e gjysëm.
Gjermania deri tani ka 54 mijë të infektuar dhe në rang botëror kap vendin e pestë. Deri tani vendi ka pak viktima në krahasim me vendet e tjera të mëdha, 401 por edhe pak të rekurperuar, 4 mijë e 107.
Ndërkohë Helge Braun, shefi i kabinetit qeveritar të Gjermanisë është shprehur për një media vendase se deri më 20 prill vendi nuk po planifikon të lehtësojë masat publike.
Top Channel
Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE