Video/ Momenti kur autori qëllon pa mëshirë në Turqi, nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa
Me shifrën më të lartë ditore të regjistruar në vend me 832 vdekje, në Spanjë ka arritur në 5.690 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19).
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka përditësuar të dhënat lidhur me Covid-19, ku sipas kësaj më 25 mars humbën jetën 738 njerëz, më 26 mars 655, më 27 mars 769 dhe sot 832 persona.
Me këto shifra, Spanja bëhet vendi i dytë me numrin e të vdekurve në një ditë nga Covid-19 pas Italisë në të cilën dje u shënuan 969 vdekje.
Me 832 vdekje të reja në 24 orët e fundit numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) në Spanjë ka arritur në 5.690, ndërsa me 8.189 rastet e reja në 24 orët e fundit numri i të prekurve ka arritur në 72.248.
Më tej thuhet se 40.630 prej të prekurve vazhdojnë trajtimin në spitale, ndërkohë që 4.575 prej tyre janë në kujdesin intensiv.
Numri i personave të shëruar me një rritje prej 2.928 në 24 orët e fundit ka arritur në 12.285.
Sipas të dhënave të ministrisë, në administratën autonome të Madridit i cili është rajoni më i prekur, në krahasim me dje me 345 vdekje të reja ka arritur në 757 numri i vdekjeve, ndërsa me 2.277 raste të reja ka arritur në 21.520 numri i të prekurve.
Si pasojë e Covid-19 në vend ka arritur në 10 mijë numri i personelit shëndetësor të prekur nga virusi.
Administratat e tjera autonome me numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve tek të sëmurët e diagnostikuar me koronavirus renditen si më poshtë: Katalonja (1.070 të vdekur, 14.263 raste), Castilla-La Mancha (448 vdekje, 4.512 raste) dhe Castilla- Leon (321 vdekje, 4.791 raste).
Në Spanjë e cila ka përfunduar javën e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, thuhet se mungesa më e madhe në luftën kundër epidemisë janë pajisjet mjekësore dhe personeli shëndetësor.
Personeli shëndetësor në dekaratën e tij mbron idenë se numri i rasteve në të gjithë vendin është mbi 500 mijë por se shifrat e vërteta nuk regjistrohen për shkak se ka nga ata që e kalojnë lehtë sëmundjen dhe prej atyre që trajtohen në shtëpi./AA
Top Channel