Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Ministri i jashtëm i Italisë Luigi Di Maio i priti personalisht në aeroportin e Romës 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën këtë të shtunë drejt Italisë si vullnetarë për të kontribuar në vendin fqinj në përballimin e pandemisë së koronavirusit.
Kryediplomati italian tha se është një fakt pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Evropian dhe ka thumbuar BE-në që nuk e ndihmoi fare Romën në këtë katastrofë. Mjekët dhe infermierët shqiptarë u nisën si vullnetarë pas marrëveshjes Rama-Di Maio.
Ata do të punojnë krah kolegëve të tyre në Lombardi dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare me 3 mijë euro në muaj mjekët dhe 2500 euro infermierët.
Top Channel