Flaket, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrumbuar pothuajse të gjithën një klasë në shkollën “Kostandin Peto” në Fier.

Menjëherë pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës.

Këta të fundit janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës. Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, duke thyer karantinën për të fikur zjarrin.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë çuar në përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohe që kjo e fundit prej javësh nuk funksionon.

Top Channel