Sfida e burrave me gatimin/ Gratë dhe vajzat me fotot bardhezi në rrjetet sociale

27/03/2020 20:04

Një filozof francez thoshte se “miqësia është dhurata me e bukur që kanë krijuar njerëzit”. Dhe ky është një nga momentet kur edhe pse të vetizoluar nga CoVid-19  deri diku ne mund t’i mbajmë miqtë në rutinën e re dhe deri diku mund të vazhdojmë të përgjysmojmë stresin.

Burrat kanë shpikur një sfidë për shokët e tyre, ata gatuajnë dhe nga kuzhina ftojnë njëri-tjetrin për të bërë të njëjtën gjë. Besjan Pesha ka një javë që sfidohet nga shokët, me sa duket do bëhet një kuzhinier shumë i mirë.

Besjan, shoh që burrat kanë veshur përparësen. Çfarë po gatuan dhe çfarë mësove nga kjo sfidë?

Nëse kjo situatë zgjat do hap lokal, kam sfiduar miqtë.

Adriatik Lapaj: Nga shihemi për birra, shihemi kush gatuan më mire.

Goxha sfidë kjo Adriatik?

Por ndërkohë vajzat dhe gratë kanë sfidën e tyre për shoqet. Duke ftuar njëra-tjetrën për të postuar një fotografi bardh e zi, secilës i kërkohet të bashkëngjisë një kompliment për statusin e radhës.

Esmeralda Keta: Këto ditë na mësuan që të gjitha janë një arsye e bukur për tu takuar me njëri tjetrin, për të patur mundësi për ta përqafuar njëri tjetrin dhe për të thënë në fund të fundit se sa bukur është të jesh i rrethuar me njerëz me miq, me familjarë.

Top Channel