“Asnjë pensionist në rrugë…”, Rama shpjegon si do të funksionojë rregulli i ri i “leje daljeve” për moshën e tretë

27/03/2020 16:16

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një komunikate drejtuar të gjithë shqiptarëve ka sqaruar se do të hyjmë në një fazë tjetër të masave parandaluese të CoVid-19.

Kryeministri ka shpjeguar se tashmë të vetmit që do të lëvizin në orarin 05:00-13:00 do të jenë personat e autorizuar (një person për çdo familje) që të bëjë pazarin dhe blerjet e tjera të nevojshme për familjen.

Rama ka shpjeguar se asnjë pensionisti nuk do ti ofrohet kjo mundësi për të dalë në rrugë. Sipas tij të gjithë pensionistëve të vetmuar do të jenë strukturat e grupeve në terren që do tu kryejnë blerjet e nevojshme në mënyrë që ata të shmangin të gjitha daljet në terren. Kujtojmë se mosha me e prekur nga CoVid-19 është mosha e tretë pasi sistemi imunitar i tyre është i dobët.

“Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Pra pensionistët Nuk mund të aplikojnë do të dhe përgjigja do të jetë negative. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata të vetmuarit dhe që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën njësi administrative do të kujdesemi ne siç po kujdesemi pa pushim me ekipet në terren t’ju bëjnë pazaret dhe t’ju çojnë ilaçet. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë. Ata që do të dalin do të penalizohen. Është vetëm një anëtar familje për Pazar. Anëtari që shkon në punë ka autorizimin që disponon tani. Nuk mund të kërkojnë leje më shumë se dy anëtar. Ata që shkojnë në punë të ndalojnë të bëjnë pazarin kur kanë mundësi. Duhet të kenë në telefon lejen që kanë marrë në mënyrë që policia ta konsideroj si në zbatim të ligjit.” tha Rama.

“Leje daljet për Pazar. Për të blerë ushqime dhe ilace ose për të marrë ndonjë shërbim tjetër. Do të jepen vetëm për një person në familje për mes aplikacionit online që do të hynin në “e Albania”. Leja është automatike nëse bëhet në “e Albanian”. Në rast se nuk e keni do të kërkohet me sms dhe do të merret pas 24 orësh. Në qendrat urbane, Tiranë dhe në të tjerat do të jetë e vetmja mënyrë pa marrë gjobë. Dhe pa humbur makinën . Kush ecën në këmbë jashtë orarit dhe pa leje brenda orarit gjobitet dhe i konfiskohet makina.”

“Këtu përjashtohet ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizim. Kjo është për Pazar dhe jo leje për në punë.”

“Nga ky moment deri nesër të mundësojë ndarjen e tezgave në tregjet e lagjeve. Tezgat të ndahen në distanca dhe të mos futen të gjithë në një kanal për të marrë ushqimet. Ditën e hënë të gjitha tregjet të jenë të tilla. “ ka thënë Rama.

Top Channel