Kjo video që do të shihni është xhiruar brenda burgut të Kalkidhës në Greqi, ku është evidentuar një rast me Covid-19.

Një i dënuar shqiptar që mbahet atje, në një komunikim me Top Channel tha se gjendja është alarmante dhe se të dënuarit po mbahen brenda në izolim, ndërkohë që deri dje kishin kontakte të vazhdueshme me të dënuarin grek 64 vjeç, të prekur me Covid-19.

Shqiptari tha se asnjë masë nuk është marrë për të denuarit që kanë patur kontakte dhe se ata janë të shqetësuar për situatën. Të dënuarit shqiptar i bëjnë apel ministrise grekë të Drejtësisë të përshpejtojë procedurat për lirimin e të dënuarve që u ka mbetur më pak se 1 vit dënim, përpara se të infektohen të gjithë prej virusit.

  Covid-19/ Një i infektuar në burgun grek, shqiptari i dënuar bën apel: Përshpejtoni procedurat e lirimit

Top Channel