Covid-19/ Sot mblidhet Konferenca e kryetarëve, do të zhvillohet online

27/03/2020 11:20

Mësohet se sot, në orën 11:00 do të mblidhet Konferenca e kryetarëve.

Nisur nga situata e pazakontë, shkaktuar  prej Covid-19, mbledhja do të zhvillohet online, në të cilën do të shqyrtohen aktet normative.

Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Ëebex dhe do të ketë këtë  rend dite: Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020; Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Ëebex”, njofton Kuvendi.

Top Channel