Ashtu si edhe shumë vende të tjera të botës kanë marrë një vendim të tillë, India planifikon të lirojë rreth 14.000 të burgosur, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Covid-19, shkruan BBC.

Shteti perëndimor i Maharashtras ka vendosur të lirojë me kusht 11.000 të dënuar me më pak se shtatë vjet burg. Gjithashtu, burgu i sigurisë së lartë në Delhi do të lirojë rreth 3.000 të burgosur.

Burgjet indiane janë tepër të mbipopulluara, duke i kthyer ato në pika të mundshme të virusit. Sipas një vlerësimi të bërë, ka rreth 400.000 të burgosur në më shumë se 1.300 burgje në të gjithë vendin, ku shumica prej tyre janë në pritje të hetimit ose të gjykimit të çështjes.

Së fundmi, Gjykata Supreme ka kërkuar që të merret në konsideratë lirimi i të gjithë të burgosurve që kanë një dënim nga 1 deri në 7 vjet, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Indi regjistron 761 persona të infektuar dhe 20 viktima nga koronavirusi.

Top Channel