12:48
Covid-19/ Presidenti italian i drejtohet BE-së: Po nuk e kuptuat rrezikun, do të jetë shumë vonë!
Me mesazhin e tij të ri, kreu i shtetit italian, Sergio Mattarella iu drejtua italianëve, por sidomos sanitarëve, mjekëve e infermierëve, si dhe forcave të rendit që janë të gjithë në “vijën e parë të frontit në përballimin e kësaj faqejeje të trishtë në historinë e vendit, por dhe Europës gjithashtu”, të cilës i kërkoi solidaritet dhe ndërgjegjësim për kërcënimin real që i kanoset.