Fotot/ Dëmet nga tërmeti, Rama: Sot punohet në 33 kantiere ndërtimi, do të nisi puna edhe për banesat private

28/06/2020 13:11

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook njofton se sot punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti.

Më tej Rama shkruan se javën e ardhshme e gjatë gjithë muajit korrik do të vijojë hapja e kantiereve të reja si dhe do të nisi ndërtimi i banesave individuale.

Postimi i Ramës:

? Programi i Rindërtimit – SOT PUNOHET NË 33 KANTIERE SHKOLLASH TË REJA NË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI DHE NË KANTIERIN E PARË TË LAGJEVE TË REJA TË BANIMIT (Fushë-Krujë), KU PO NDËRTOHET INFRASTRUKTURA NËNTOKËSORË?

Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale?

#ShqipëriaqëDuam??☀️

FOTO GALERI
1/15

Top Channel